Getoizimi i Kosovës nga BE duhet ndalur

min lexim

Pavarësisht islamizimit të Europës nga BE, mos të harrojmë se Kosova, ndodhet në zemër të Europës, dhe se prioritet i yni, nuk është njohja nga Serbia, gjë të cilën shumë mirë analistat e dijnë që nuk do ndodhë së paku edhe 20 vite ose më shumë, por përshpejtimi i liberalizimit të vizave për BE.

Derisa Ballkani morri liberalizimin e vizave e studentët e tyre, udhëtojnë pa viza e firmosin kontrata studimi me shtetet e BE-së, mallrat, shërbimet kapitali dhe njerëzit qarkullojnë në territorin e BE, ne jemi të getoizuar, në shtetin ku përafërsisht mbi 20 përqind jetojnë në varfëri absolute ku afërsisht 45 përqind në varfëri relative, ku afërsisht 60 përqind e fuqisë aktive të punës janë të papunë, ku dikund 5- 7 përqind kanë akumuluar kapital dhe mund të i ofrojnë vehteskomoditet, që të udhëtojnë jashtë shteti, dhe të bëjnë transakcione bankare e përfitime financiare, dhe dikund rreth 10 përqind jetojnë një jetë mbi mesataren e jetesës, gjersa pjesa tjetër mendon dhe ëndërron ose le të themi vegjeton me mendimin se një ditë do kemi një ditë më të mirë, e kjo ditë është shumë larg?

  1. Kosova ka nevojë të arrijë marrëveshje bashkëpunimi me shtete në nivel bilateral për dërgimin e kuadrove në studime në ato shtete.
  2. Kemi nevojë të firmosim kontrata pune dhe dërgojmë kuadrot tonë dhe profesionistët tonë të zejeve të ndryshme në BE, me çfarë do rritej standardi i jetesës së familjeve të tyre dhe paraja do futej në Kosovë
  3. Kemi nevojë për importim dhe eksportim të mallrave të BE, pa barriera doganore ku nuk do mvarreshim nga mallrat e regjionit, por heqja e barrierave doganore do na mundësonte mallra cilësore nga BE, të cilat pa barriera doganore do kishin çmim shumë më konvencional në tregun tonë sesa mallrat e regjionit dhe mallrat e cilësisë së dobët që vien nga Turqia dhe Kina, dhe se mallrat e BE pa doganë do ishin shumë më të mirëpritura në tregun tonë dhe do ishin më konvencionale dhe kostoja do ishte më e ulët në treg
  4. Kosova ka nevojë për injektim të kapitalit finansiar të BE dhe përkrahje, grante e subvencione nga BERZH dhe mekanizmat asociues, si dhe lobim e avokim në shumë shtete të BE, pra ambasadat dhe konsullatat tona duhet të jenë shumë më aktive në këtë drejtim e jo të mbushin xhepat me lekë dhe të bëjnë teatër atje ku janë të akredituar,
  5. Ne kemi nevojë për pajisje sanitare dhe mjekësore dhe trajnim të kuadrove me qëllim të ngritjes së cilësisë së mjekësisë, dhe degëve të tij si dhe të mjekësisë alternative me modalitetet e mjekësisë së avancuar Evropiane.
  6. Kemi nevojë për praktika në sistem të drejtësisë, në bujqësi dhe blegtori dhe në mirëmbajtjen e planit hapësinor dhe të rendit e qetësisë me praktikat e BE, e jo ligjet që janë në harmoni me acquiscommunitare të mbesin vetëm në letër por të bëhet realizimi i tyre praktikë.

Këto dhe shumë komponentatë tjera na duhen nga BE, sepse në të kundërtën do jemi të getoizuar siç ishim deri tani. Në takimin jo formal me zt. Bajram Gecaj ish analist i ambasadës Amerikane në vitin 2004 e potencova, çështjen e parashtrimit të kërkesës së Kosovës, për të u bërë shteti i 54 Amerikan, ai më tha nuk mundet, e unë ia ktheva deri kur do jemi të getoizuar nga Evropa, shife Izraelin që është shtet i 53 Amerikan, ka përkrahje financiare, ushtarake dhe ekonomike, dhe nuk mvarret nga BE, andaj edhe ne duhet bërë ultimatum Evropës, o liberalizojë vizat e mundësona të jetojmë jetë me dinjitet o do kërkojmë një lloj bashkimi me SHBA, sepse nuk e meritojmë e as që do pranojmë getoizimin e shtetit tonë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fitoi gjyqin me Zara-n, Amber tregon lidhjen e fortë me vendin e Zanave

Story i radhës

Busquets ende nuk ka gjetur akordin me Barcelonën

Të fundit nga