Gërvalla shpjegon dakordësinë me BE për shtensionimin e situatës

July 12, 2023
1 minut lexim

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se dakordimi mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për 4 çështjet nuk është tërheqje e Albin Kurtit dhe e qeverisë së Kosovës.

Gërvalla u shpreh se kërkesat e mëhershme të BE ndaj Kosovës ishin të tepruara dhe të papranueshme në momentin kur janë artikuluar.

Ajo përmendi kërkesën për tërheqjen e policisë nga komunat në Veri, që siç tha nuk mund të pranohej në kohën kur në këto komuna sundonte dhuna.

“Që në ditën e parë ku Serbia ka nisur të reagojë dhunshëm përmes grupeve ekstremiste kemi thënë që prania e policisë nuk është qëllim në vetvete, por domosdoshmëri nisur nga situata. Marrëveshja është që menjëherë të largohet 25 për qind e policisë jo nga Veriu por ndërtesat dhe zonat rreth tyre. Nuk ka nevojë për polici nëse nuk nevojitet. Nuk është tërheqje e Kurtit, por maturi dhe mençuri në gjetjen e zgjidhjeve me partnerët. Kërkesat kanë qenë të tepruara dhe s’e kemi ndjerë veten komodë. P.sh, largimi në atë kohë i policëve kur aty ka pasur dhunë masive nuk ishte gjëja e duhur. Ka pasur shumë më tepër kërkesa ditën e parë, si tërheqja e menjëhershme e kryetarit të Leposaviçit”, tha Gërvalla.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti Begaj vizitë dyditore në Slloveni! Në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimin ekonomik e rajonal

Story i radhës

Xhekson përfundon nga Egnatia në elitën e Turqisë

Të fundit nga

ShkoLartë