Gërkovska: Na duhet luftë efikase kundër korrupsionit dhe institucione të përgjegjshme

December 9, 2022
min lexim

Shkup, 9 dhjetor – Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetori, zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, në mbledhjen, të cilën e organizoi në bashkëpunim me euroambasadorin Dejvid Gir dhe zëvendëskryeministrin përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa në të cilën morën pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve kompetente për luftën kundër korrupsionit, porositi se të gjithë të pranishmit në sallë janë përgjegjës për situatën në shtet, duke përfshirë edhe për nivelin e korrupsionit.

 

“Duhet haptas të bisedojmë për anomalitë e sistemit në pjesën e korrupsionit. Neve nuk ka duhen reforma në letër, na duhen reforma thelbësore të cilat do të nënkuptojnë përmbushje të standardeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe do të mundësojnë ndryshime pozitive për qytetarët”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Në mbledhje morën pjesë edhe ministrat e Financave dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Besimi dhe Admirim Aliti, si dhe nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, kryetarja e Komisionit për Çështje Politike, Sonja Mirakovska, prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski dhe kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Daneva.

“Në shumë raste kam thënë se nuk do të jem korrekte politikisht, veçanërisht duke i pasur parasysh ngjarjet në gjyqësor. Nuk mundet dikush ta rrënojë sistemin nga brenda, ndërsa për këtë të mos ketë përgjegjësi. Pavarësinë të cilën e jep Kushtetuta nuk guxon të kuptohet si privilegj, si arsye për arbitraritet. Ajo pavarësi jep detyrim edhe më të madh dhe përgjegjësi edhe më të madhe”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Nga Qeveria theksojnë se eurambasadori Gir theksoi se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë vendin, por se duhet të ofrohen rezultate konkrete në përballjen me korrupsionin për çka është i nevojshëm angazhim i koordinuar nga të gjithë.

Sipas zëvendëskryeministrit Mariçiq, lufta kundër krimit të organizuar dhe progresi në rrugën drejt BE-së janë dy procese që varen mes vete të cilat e përshpejtojnë procesin e integrimit.

“Kemi vullnet politik për t’u përballur me korrupsionin. E kemi vërtetuar shumë herë se duam që gjërat të ndryshojnë. Në periudhën e kaluar janë miratuar ligje reformuese në drejtim të forcimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë publike dhe forcimit të mekanizmave për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, por kjo nuk do të thotë se kemi përfunduar gjithçka”, theksoi Mariçiq, duke shtuar se sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta pa dallim kundër krimit dhe korrupsionit mbeten prioritet strategjik i Qeverisë.

Ambasadori Gir e përshëndeti iniciativën e zëvendëskryeministres Gërkovska dhe theksoi se vetëm përmes procesit të koordinuar dhe ndjekjes së rregullt të implementimit të reformave është e mundur të arrihen.

Udhërrëfyes i mirë në cilin drejtimin duhet të lëvizin reformat, sipas zëvendësministres Gërkovska, është Raporti për avancimin e Maqedonisë së Veriut i përgatitur nga Komisioni Evropian, në të cilin janë dhënë drejtime ku duhet të lëvizim në të gjitha fushat.

“Nuk është e mjaftueshme të angazhohemi formalisht ose vetëm në letër t’i përmbushim standardet e Bashkimit Evropian, por në esencë në shoqërinë tonë t’i vendosim vlerat e BE-së – respektimin e të drejtave të njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit dhe një treg funksional. ekonomisë. Nuk mund të arrijmë shtetin ligjor nëse kemi drejtësi selektive, nëse nuk kemi një luftë efikase dhe jo selektive kundër korrupsionit, nëse kemi një sistem jofunksional, nëse kemi zgjidhje gjyqësore, vendime plot dyshime dhe pa asnjë transparencë”, porositi Gërkovska, duke theksuar se çdo institucion që është pjesë e zinxhirit të institucioneve kundër korrupsionit për vitin e ardhshëm, prioritet duhet të jetë tejkalimi i vërejtjeve të deklaruara në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2022.

Përgjegjësia nga mossukseset, sipas Gërkovskës, më nuk guxon të jetë kolektive.

“Përvoja e deritanishme tregoi se nëse në mënyrë të saktë nuk adresohet përgjegjësia është i pamundur ndryshimi. Ajo në çka duhet të punojmë është ndryshim i vetëdijes. Duhet të kuptojmë se jemi këtu për qytetarët dhe punojmë për ta. Parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, llogaridhënies, përgjegjësisë, profesionalizmit dhe efikasitetit duhet të zbatohen në të gjitha institucionet. Qytetarët duhet të kenë besim te institucionet dhe institucionet duhet të ofrojnë shërbime efikase dhe të shpejta. E gjithë kjo do të zvogëlojë rrezikun e korrupsionit”, theksoi Gërkovska.

Në kuadër të mbylljes së një pjese të takimit u bisedua për prioritetet për vitin e ardhshëm, gjatë të cilit u theksua se çdo institucion duhet të forcojë zbatimin e Strategjisë për Parandalimin e Korrupsionit, e cila fatkeqësisht ecën me ritme të ngadalta. Në të njëjtën kohë, u ra dakord që fushat prioritare në të cilat duhet të punohet në periudhën e ardhshme janë veçanërisht në fushën e prokurimit publik, ku duhet të forcohen treguesit për prokurimin publik të dyshimtë, si dhe në fushën e punësimi në sektorin publik.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska i ka obliguar të gjitha institucionet në afat prej 10 ditëve deri tek Kabineti i saj për t’i dorëzuar prioritetet lidhur me implementimin e Raportit nga Komisioni Evropian për avancimin e Maqedonisë së Veriut, por edhe në lidhje me Strategjinë për parandalimin e korrupsionit, pas çka do të vijojë mbikëqyrje e zbatimit të tyre, informojnë nga Qeveria.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një person i infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID në vendin tonë

Story i radhës

Besimi: Vazhdon dialogu me komunitetin e biznesit, debat lidhur me nismën për tatimin mbi fitimin ekstra

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë