Gërkovska kërkon sqarime nga Grubi për veturën zyrtare

1 minut lexim

Zv/kryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Grkovska, do të kërkojë shpjegim nga kolegu i saj Artan Grubi pse e ka përdorur veturën zyrtare të qeverisë në mbledhjen e partisë së BDI-së të premten.

Gjegjësisht, të gjitha televizionet kanë regjistruar se si Grubi futet në veturën luksoze zyrtare pas takimit në Reçicë të vogël.

Në një komunikatë për “mkd.mk”, kabineti i Grkovskës sot njoftoi: “Parimi i ndarjes së funksioneve shtetërore dhe publike nga aktivitetet partiake është një nga elementet kyçe të qeverisjes së mirë. Të gjithë funksionarët në kuadër të veprimtarisë së tyre partiake nuk duhet të shfrytëzojnë mjetet shtetërore, duke përfshirë edhe automjetet zyrtare.”

Qeveria më herët ka vendosur të shtrëngojë kriteret për përdorimin e automjeteve qeveritare, si dhe ka miratuar Vendim të veçantë për mënyrën e përdorimit të tyre.

Story i mëparshëm

Përlotet Arjan Konomi: Shumë vite pa e përjetuar këtë ndjesi

Story i radhës

Horoskopi javor 17- 23 tetor 2022, shenja që do të ketë rritje rroge dhe ajo që do të ketë probleme në punë

Të fundit nga