Dinamo e Ferizajt po përforcohet për edicionin e ri.
Skuadra ferizajase synon që të debutojë në mënyrën më të mirë në Ligën e Parë të Kosovës.
Ata përforcohet me Fidan Gërbeshin, që së fundit është paraqitur për Ulpianën e Lipjanit.
“Fidan Gërbeshi është përforcimi i radhës për skuadrën tonë!
Me përvojën e Fidanit ekipit do ti shërbej shumë në fazën defanzive.
Ai njihet për përgjegjësin dhe detyrat që i ka para vehtes dhe pikërisht kjo i ka shtyrë drejtorin dhe stafin e trajnerëve që Fidanin ta kenë në familjen tonë”, njofton FC Dinamo.