Gega: Jam shumë optimiste për objektivat e këtij viti 

May 25, 2022
1 minut lexim

Atletja e Kombëtares së Shqipërsë, Luiza Gega, ka ambicie të mëdha në këtë edicion. Ajo është e lumtur për rekordin e ri kombëtar.

Megjithatë Luiza është e fokosuar për suksese në garat ndëërkombëtare. 

“Rekord i ri kombëtar në 3000 metra dje në Kampionatin Kombëtar me kohën  8.46.61 minta  (solo race me 2.51 – last k).
Si dhe sportistja më e mirë për vitin e 12 radhazi.

Të them të drejtën nuk u futa për rekord sepse ishte rekord i fortë për me tepër vazhdoj të jem e ngarkuar në volume për garat e rëndësishme ndërkombëtare ëe me presin në fillim të muajit që vjen.

Si dhe një ditë me parë bëra 5000 metra pëer ti dhënë pikët maksimale klubit tim (16.06) dhe me pas vazhdova stërvitje 5X400 metra (65-62, me 60sek rec).

Me pak fjalë këmbët nuk ishin kaq të fresketa dhe trajneri me tha të mos përpiqesha të vrapoja fort por thjesht të vazhdoja të stërvitesha mirë.

Nuk ndodhi ashtu  për faktin sepse u ndjeva vërtet shumë mirë dhe thjesht u mundova të vrapoja fort por pa pasur asnjë qëllim në kokë.

Stërvitjet kanë shkuar vërtet shumë mirë në qytetin e Korçës ku prej më shumë se një muaj jam grumbulluar ashtu si dhe këto gara testuese për këtë arsye jam shumë optimiste për objektivat e këtij viti.

Gjë tjetër që me lumturon është që të vazhdoj të mos zhgënjej të gjithe ato që me mbështesin dhe kanë besim tek unë”, ka shkruar Luiza në profilin e saj në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Merr flakë një makinë në autostradën Kumanovë – Shkup

Story i radhës

A duhet të takoheni me ish-partnerin?

Të fundit nga

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë