Gazsjellësi i ri “Baltic Pipe” nis transportimin e gazit natyror

1 minut lexim

Transportim i gazit natyror përmes gazsjellësit të ri “Baltic Pipe” nga Norvegjia në Poloni ka filluar, njoftoi dje operatori i gazsjellësit “Gaz-System”.

“Gazi po rrjedh përmes “Baltic Pipe” në Poloni”, shkroi në Twitter “Baltic Pipe”.

“Baltic Pipe”, një sipërmarrje e përbashkët e operatorëve polakë dhe danezë të gazit “Gaz-System” dhe “Energinet” që lidh fushat norvegjeze të gazit me Poloninë dhe Danimarkën, u inaugurua zyrtarisht të martën në një ceremoni simbolike.

Në vitin 2023, kompania polake e gazit natyror “PGNiG” do të importojë të paktën 6.5 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror nëpërmjet gazsjellësit.

Kjo do të thotë se kompania do të sigurojë të paktën 80 për qind të kapacitetit të gazsjellësit. “Në vitin 2024, dërgesat e gazit do të rriten me mbi 1 bcm”, shkroi “PGNiG”.

Story i mëparshëm

Monza fiton me tre gola ndaj Sampdorias

Story i radhës

Ulpiana kryeson në Grupin B, Vushtrria barazon me Kikën

Të fundit nga