Njëra nga gazetaret sportive më të famshme dhe më të bukura në botë, Diletta Leotta, dyshohet se ka nisur romancë të re. Tani ajo është në një lidhje me një portier.
Italiania thuhet të kenë nisur një lidhje me Loris Karius, portierin që mbahet mend për gabimet e tij në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018. Ai kujtohet veçanërisht nga tifozët e Liverpoolit, pasi thuajse “ia fali” Real Madridit fitoren me gabimet e tij dhe u bë objekt talljeje dhe urrejtjeje te Redsat.
Që atëherë, karriera e tij shkoi drejt greminës dhe tifozët e futbollit e tallën për vite më pas për ato gabime.
Pas Liverpoolit, Karius ka luajtur për Besiktasin dhe Union Berlinin, ndërsa tani është anëtar i Newcastle United.
Prezantuesja më e njohur italiane ka qenë më parë në një lidhje me aktorin turk Can Yaman, i cili konsiderohet si beqari më i dëshirueshëm në Evropë. Dhe çifti u nda në mesin e vitit 2021.
Edhe pse ishin të fejuar, ata vendosën t’i ndajnë rrugët. Tash thuhet se aktori është në lidhje me modelen dhe prezantuesen e famshme izraelite, Moran Atias.