Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Gazetarja e Alsat, Fatlume Dervishi qëndron në SHBA në kuadër të programit “International Visitor Leadership Programe” – Gazeta.mk

Gazetarja e Alsat, Fatlume Dervishi qëndron në SHBA në kuadër të programit “International Visitor Leadership Programe”

min lexim

Gazetarja e Televizionit Alsat, Fatlume Dervishi, qëndron në SHBA në kuadër të programit “International Visitor Leadership Programe”, i organizuar nga Departamenti i Shtetit. Dervishi është pjesë e një grupi gazetarësh nga e gjithë bota; Australia, Shqipëria, Kosova, Uganda, Gana, Polonia, Sri Lanka, Kroacia, Guatemala, Brazili, Argjentina, Mianmari, Malajzia, Kamboxhia, Bangladeshi, Kazakistani, Trinidadi dhe Tobagoja, Nepali dhe Arabia Saudite.

Gazetarët në këtë vizitë mësojnë për përvojat e kolegëve të tyre reporterë dhe gazetarë hulumtues në SHBA por edhe shkëmbejnë përvojat e tyre me kolegët pjesëmarrës nga vendet e tjera. Grupi vizitoi Departamentin e Shtetit për të diskutuar për rrezikun nga dezinformatat dhe mjetet për të luftuar ato, vizitoi median internacionale “Voice of America” në D.C., median WSB, Channel 2 në Atlanta, media të shkruara dhe platëforma të tjera hulumtuese, bashkëbisedoi me profesorë të sistemeve zgjedhore, të komunikimit dhe të marrëdhënieve me publikun si dhe u bë pjesë e disa aktiviteteve kulturore të cilat pasqyrojnë më mirë kulturën amerikane, diversitetin dhe mënyrën e të jetuarit.

“Është një mundësi shumë e mirë të takosh nga afër gazetarë dhe fytyra publike të cilët i ke parë vetëm në televizor, të dëgjosh për momentet më të mira të karrierës së tyre por edhe për gabimet të cilat sigurisht ndodhin edhe në punën që ne bëjmë edhe pse verifikimi është ABC-ja e këtij profesioni. Kemi takuar gazetarë që kanë qenë në fronte lufte dhe të tillë që “lufta” i ndjek çdo ditë për shkak të hulumtimeve që bëjnë në rrethana shpesh edhe të rrezikshme. Kurse pjesa më argëtuese kanë qenë aktivitetet kulturore, duke përjetuar nga afër atmosferën në terrene sportive që tradicionalisht njihen si amerikane si dhe darka në një familje amerikane, në të cilën nikoqirja ishte po ashtu gazetare. Të gjitha këto e bëjnë këtë përvojë të kompletuar dhe sigurisht, unike”, përshkruan Dervishi.

Në vit zgjedhjesh presidenciale në SHBA, një pjesë e vëmendjes i kushtohet dhe fushatës. Një grup gazetarësh, përfshirë edhe gazetaren e Alsat, qëndroi në Atlanta, të Gjorgjias, pikërisht aty ku është fokusuar dhe ku do të zhvillohet gara më e madhe mes kandidatëve presidencial në SHBA. Grupi vizitoi Qarkun e Fulltonit (Fulton County), organ që zbaton zgjedhjet si dhe institucionin Qyteti i Atlantës.

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

“Nuk ka për qëllim përfaqësimin e shqiptarëve” – Osmani: BDI ka për qëllim parandalimin e kundërkandidatit shqiptar në raund të dytë

Story i radhës

Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet, reagon Braçe: “Merr koburen vramë moj”, ku është katandisur Greqia!

Të fundit nga