Gazetari zbulon detaje të reja, ja si “u zhduk” Arben Ahmetaj pas mesazhit që i dërgoi Blendi Fevziut?

July 14, 2023
1 minut lexim

Pasi Arben Ahmetaj reagoi për emisionin “Opinion”, nuk hyri më në linjë. I ftuar në emision, gazetari Elvi Fundo thotë se pasi Ahmetaj dërgoi mesazhin në aplikacionin “Signal”, u zhduk dhe nuk figuron më numri teksa shton se nuk ka hyrë më në linjë. 

Blendi Fevziu: Elvi ku është Ahmetaj?

Elvi Fundo: Telefoni u bllokua, thjesht erdhi kjo, çuam videon dhe para 4 ditësh kur e pyeta ku je, tak shkëputet. Dërgoi këtë mesazhin në ‘Signal’ dhe u zhduk, nuk figuron më numri. Nuk hyri më në linjë.

Do dal kur ju të lexoni dosjen, do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankar një pronë. Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot. Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju të bëni pyetje të vërtetë se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur të kuptoni që s’kam pasur asnjë lidhje me procedurën. Atëherë do dal. Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit aq më tepër në opozitë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhuna në kuvend, reagon edhe Dejona Mihali

Story i radhës

Pas “sherrit virtual”, si do të punojnë së bashku Luizi dhe Dea – ja fotoja që publikon Olta Gixhari nga skenat e filmit

Të fundit nga

ShkoLartë