Gazetari shokon me deklaratën: Kam bindjen se Ervis Martinaj ka vdekur

min lexim

Gazetari investigativ Sokol Bregu në emisionin ‘Open’ foli për zhdukjen e Ervis Martinajt. Gjatë bisedës në studio, ai tha se beson se Martianaj ka vdekur, ndonëse nuk ka detaje rreth kësaj çështje.

Më tej theksoi se policia është fokusuar në Vlorë për zhdukjen e tij dhe se është duke hetuar.

“Nëse do kisha dilemë më para për zhdukjen e  Martinajt gjatë kësaj jave më është fashitur e gjitha. mendoj që kemi të bëjmë me një person të vdekur tashmë, nuk është se kam një provë. Kam një informacion që është duke kërkuar për vrasjen e tij në Vlorë, ka edhe dy përgjigje të tjera njëra ishte e shefit të opozitës zotit Berisha që për dy muaj me radhë asnjëherë nuk e bëri të ditur edhe pse e ka kthyer në deklaratën e tij me historinë e Martinajt.

Para tri ditësh bëri të ditur duke i kërkuar kryeministrit ta lajmërojë familjen për këtë. Unë nuk mendoj se Berisha e kishte këtë thjesht një deklaratë politike por besoj kishte informacion brenda. E dyta që mendoj që policia po  e kërkon për të zhdukur dhe për të vdekur është fakti se i drejtohet edhe SPAK për zhdukjen e tij”, tha gazetari Bregu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lila: Në dijeninë time, pas 30 shtatorit De Biasi do të jetë me celular në dorë

Story i radhës

Strakosha flet hapur pas Islandës: Nuk jemi grup, mos të presim të na bëjnë trajnerët

Të fundit nga