Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama të prezantuar në mbledhjen e së premtes me grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar.
Gjatë fjalës së tij, Peçi e cilësuar atë si një kthim prapa ku sipas tij Shqipëria si një vend që kërkon të integrohet në BE po kthehet nga kryeministri në kodet morale.
Sipas Peçit, rikthimi në kodet morale nuk i përkasin një vendi me aspirata europiane. Ai argumentoi se e vetmja “besë” reale që kryeministri ka mbajtur ndër vite nuk është ajo me qytetarët, por marrëveshjet politike me elitën e vjetër.
Gazetari u shpreh se Rama ka lidhur “Besën” me kreun e PD, Sali Berisha me Kodi Zgjedhor të 2008-ës që sipas tij solli që të mos çahet ky sistem ndër vite.
“Tani, “Besa” si shtet, si themel i shtetit modern, mundet një kryeministër i cili na thotë ne do të shkojmë drejt Europës, që Europa funksionon me ligje dhe t’i kthehet kodeve morale? Po mirë që më ndalove te kjo, të shpjegonim mirë këto pikat dhe do ta thosha me kë e ka lidhur. Ju kërkoj ndjesë se po zgjatem pak.
Aftësia për të dëgjuar nga reagimi te kuptimi. Tani, zoti Rama thotë që këta që kanë dalë, që i ka nxjerrë ky nëpër media, nuk po arrijnë dot t’ua shpjegojnë qytetarëve se cilat janë arritjet e qeverisë së tij. Domethënë gjithë kohës zoti Rama kërkon ta lërë fajin te të tjerët dhe jo te vetja. Tani të të vij unë tani të shpjegoj me kë e ka lidhur besën zoti Rama dhe do t’ju shpjegoj me pak fjalë.
Zoti Rama të vetmen besë që ka lidhur edhe ta them me bindje është besa që ka lidhur me Sali Berishën. E ka lidhur në 2008-ën me kodin zgjedhor, që e kanë bërë të pamundur që ky sistem të çahet.
E ka lidhur besën në 2013-ën kur lëvizte Ilir Metën si topi i ping pongu sa këtej andej për të mbajtur jo vetëm influencat e tyre politike, por edhe për të mbajtur dhe për mos lejuar asnjë parti tjetër të ndërveprojë mes këtij trinomi.
E ka lidhur besën ku, po të them njerëzit e afërt ekonomikë apo oligarkët që quheshin në atë kohë të zotit Berisha kaluan menjëherë dhe u bënë me zotin Rama. E ka lidhur besën zoti Rama me ata individë me precedent penal që ishin te rreshti i pestë i zotit Berisha dhe ky i mori pastaj dhe i bëri kryetar bashkie, deputetë në parlament.
E ka lidhur besën me zotin Berisha edhe kundër SPAK-ut. Sepse Aristoteli e thotë mjaft mirë që ‘miqtë e vërtetë edhe kur nuk flasin ndajnë po të njëjtat interesa dhe fate politike’’, tha ai ndër të tjera.
Burimi: botasot.info


