zjarr ne mbetjet e korrjeve ne lipjan nderhyjne zjarrefikesit 6a6680d302c47

Zjarr në mbetjet e korrjeve në Lipjan, ndërhyjnë zjarrëfikësit

July 26, 2026
1 minut lexim

Flakët kanë përfshirë disa hapësira me mbetje pas korrje-shirjeve në rajonin e Lipjanit.

Kjo ka ngritur shqetësim te banorët e fshatit Gushtolicë, pasi flakët janë afruar pranë disa shtëpive.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në terren për të intervenuar dhe për të vënë situatën nën kontroll. 

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se zjarri ishte afruar në afërsi të zonave të banuara.

Zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur për Klanin se ekipet e zjarrfikësve nga Prishtina janë duke asistuar njësitë e rajonit të Lipjanit në përballimin e zjarrit.

Sipas tij, aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të zjarrit.

“Janë djegur mbetjet e grunajave. Kemi një ekip të zjarrfikësve që po asiston rajonin e Lipjanit. Ekipet janë në vendin e ngjarjes, por nuk ka diçka që paraqet rrezik”, ka deklaruar Shkodra.

Zjarrfikësit vazhdojnë të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

burri nga shkupi ankohet ne polici se e ka rreh gruja 6a666a4ed674a
Lajmi i mëparshëm

Burri nga Shkupi “ankohet” në polici se e ka rreh gruja

gazetari peci rama ka lidhur besen me berishen dhe kodin zgjedhor 6a66814f54280
Lajmi i radhës

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Të fundit nga

Del nga shinat treni me mallra në Kroaci

Një tren mallrash doli nga shinat të shtunën pranë stacionit hekurudhor Meja, në Kroaci, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet ende nuk
ShkoLartë