Gazetari ironizon Ramën për naftën në Shpirag

min lexim

Kryeministri Edi Rama u kthye në subjekt tallje në median sociale që në momentin që deklaroi se ka zbuluar sërish naftë në Shpirag.

Por jo vetëm kaq, në konferencën për shtyp, ai tha se shpimi ka qenë i thellë plot 6 mijë kilometra.

Në rrjetet sociale po tallen pasi thellësia e shpimit do të thotë se kemi prekur bërthamën e planetit.

Kurse gazetari Klodian Tomorri shkruan se kemi dalë në anën tjetër të botës.

“Megjithatë pjesa më e bukur tek zbulimi i naftës në Shpirag ishte kur kryeministri tha se kemi arritur në 6 mijë e 2 kilometra në thellësi të tokës.

Domethënë kemi hapur një vrime aq të thelle saqë i kemi dalë Kilit andej në anën tjetër të botës.

Të keqen e Enverit kur thoshte pse s’ka lëndë të parë për traktorët, s’kemi mbjellë pambuk sivjet ne?

Ministrja e energjisë në krah, nuk guxonte t’i thoshte që zoti kryeministër janë metra këto, jo kilometra. Eh kështu, kështu. Imagjino sa te sakta i ka infot e tjera qeveria.

Tani, kur të ndani ato lekët e naftës, neve që jemi nga zona na takon 3 herë më shumë se të tjerët. Se gjithë ajo turrielë e madhe që ka futur Shelli për të shpuar vrimë deri në Kili na ka prishur dhe shtëpitë,” shkruan Tomorri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grupimi BRICS fton 6 vende të reja për anëtarësim

Story i radhës

Nura: Qeverisja e praktikantëve po luan me ndjenjat e qytetarëve për faljen e 100 eurove për tatimin në pronë

Të fundit nga