Nga pushtimi rus i Ukrainës, Gjeorgjia është bërë më shumë një objektiv dytësor kur bëhet fjalë për luftën e informacionit dhe operacione jokonvencionale, thotë gazetari amerikan në këtë vend Michael Godwin.
Godwin në një intervistë për The Geopost thekson se pas vendosjes së sanksioneve ekonomike perëndimore ndaj Kremlinit, ka bërë që shumë rusë të lëvizin në Gjeorgji.
“Rusia ka pasur një interes në këtë zonë për ndoshta shekuj, por më nga afër ku po e shikojmë është në vitet e fundit dhe veçanërisht, që nga pushtimi rus i Ukrainës, Gjeorgjia është bërë më shumë një objektiv dytësor kur bëhet fjalë për luftën e informacionit dhe operacione jokonvencionale ose klandestine”, thekson Godwin.
“Natyrisht me sanksionet dhe njerëzit që janë më të pakënaqur me veprimet e Kremlinit, veçanërisht me Ukrainën, ne kemi parë mijëra njerëz që lëvizin në Gjeorgji, mijëra llogari bankare, licenca biznesi, gjithçka që hapet këtu, gjë që është mirë”, shton ai.
Sipas tij, lëvizja e rusëve në këtë vend, tashmë ata mund të shihet nga Kremlini si disidentë apo si opozitarë.
“Ju duhet të imagjinoni se shumica e rusëve që po vijnë në Gjeorgji, të cilët vijnë këtu për t’u larguar, ndoshta shihen tashmë nga qeveria ruse si disidentë ose opozitarë, të cilët natyrisht se janë në shënjestër automatikisht, kështu që në thelb kjo është diçka që kemi parë për sa i përket ndikimit që erdhi në Gjeorgji në gjashtë muajt e fundit”, thotë Godwin.
Gazetari freelance duke folur për propagandën dhe disinformimin rus në Gjeorgji, tha se taktikat e Kremlinit nuk janë të njëjta çdoherë dhe për këtë Ambasada e SHBA-së në këtë vend po ofron programe për ndërgjegjësim.
“Ambasada e SHBA-së këtu, ka një program shumë të mirë që ata e kanë shtyrë me partnerët e tyre gjeorgjianë, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, për t’i arsimuar njerëzit, qoftë vetëm pamflete, trajnime, programe ndërgjegjësimi për median, është një program i vazhdueshëm, do të jetë diçka që mendoj se duhet ndryshuar vazhdimisht, sepse siç e dimë të gjithë, Kremlini nuk luan të njëjtën taktikë pa pushim”, tha ai.
Në këtë intervistë, Godwin ka folur edhe për propagandën ruse në Ballkan, veçanërisht se si Serbia po e përdor këtë ndaj Kosovës.
“Nuk po them që mediat e Kosovës duhet të merren në pyetje gjatë gjithë kohës, është fraza e vjetër që nëse duket e pazakontë, me shumë mundësi është dhe duhet t’i hidhni një sy. Bëni kërkimin tuaj, unë e di për njerëz si ju dhe unë, dhe e di që ju dhe shumë gazetarë, kjo është puna jonë, kërkimi, verifikimi i kërkimit për t’u siguruar që ne kemi gjithçka të drejtë”, përfundon Godwin.