Gazetari befason me deklaratën: Shqiptarët kanë investuar 1 miliard dollarë në Dubai

min lexim

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dubai është kthyer në një parajsë penale dhe fiskale, ku ndodhen bosët e mëdhenj të trafikut të kokainës.

I ftuar në MCN TV Hoxha tha se vetëm shqiptarët kanë investuar në Dubai së paku 1 miliard dollarë.

Ndër të tjera gazetari ngriti dyshime se një pjesë e parave që do të investohen te Marina e re në Durrës, janë pikërisht paratë e shqiptarëve të Dubait.

“Ata që ndodhen në Ekuador, s’janë bosët, bosët janë në Dubai. Ofron parajsë penale, janë të paekstradueshëm, një parajsë fiskale, sepse autoritetet s’duan t’ia dinë fare ku i ke gjetur paratë, investoi aty, dhe mos u ngatërro me çështjet e terrorizmin. Ata që janë në Ekuador janë emisarët e atyre që shesin në Europë. Edhe ata të Shqipërisë që janë në kërkim, janë atje. Në Dubai nuk ekstradohet askush. Dubai është fenomen botëror, një problem botëror, ke pushtetarë të korruptuar nga e gjithë bota. Dubai s’prodhon asgjë, ka vetëm ujë dhe shkretëtirë. Vetëm shqiptarët kanë investuar minimalisht 1 miliardë dollarë, por kam frikë se janë shumë më tepër se kaq. Besoj se një pjesë e madhe e parave që do vijnë te Marina, janë paratë e atyre. Në Shqipëri sot ka dy lloj parash të pista, paraja që del nga korrupsioni që shkon në offshore, dhe ajo që vjen nga narkotrafiku”, tha ai.

Hoxha u shpreh pro legalizimit të parasë së pistë. Ndër të tjera ai solli në vëmendje që shumë kompani serioze shqiptare detyrohen të marrin para nga burime të tilla.

“Më rezulton që paraja e korrupsionit është më e madhe. Prandaj në Shqipëri kemi një bum vetëm në një sektor të caktuar, ndërtimi. Bogotaja ka 10 milionë banorë, por nuk ishte çmimi që është në Shqipëri. Unë besoj që ekonomisë shqiptare, që është një ekonomi e dështuar, legalizimi i parasë së pistë do t’i jepte një frymëmarrje të madhe ekonomisë shqiptare. Kompani serioze në Shqipëri detyrohen të marrin para te ata. Shumë nga kompanitë e mëdha janë drejtuar atje. Unë jam për legalizim, formën hajde ta diskutojmë. Që kjo para të mos takojë destabilitet, viktima, prishje të rregullave të tregut, të mos investohet në fushatë. Zakonisht grupet e mëdha tentojnë që ta kenë mirë me pushtetin. Pasi nuhasin që pushteti po kalon në këtë drejtim ato investojmë. Vitet e fundit kemi interferimin e kësaj paraje që na prish gjithë sistemin”, deklaroi Hoxha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e enjte 15 dhjetor

Story i radhës

Barrikadat në veri do të hiqen, por vështirë të arrihet marrëveshje me ‘dreqën’!

Të fundit nga