Barrikadat në veri do të hiqen, por vështirë të arrihet marrëveshje me ‘dreqën’!

Serbët e veriut, të organizuar nga Vuçiqi, po e shënojnë epokën e tyre terroriste dhe kriminale në veri të Kosovës, përveq dëmëve materiale që shkakëtuan me eksplozive dhe bomba shokuese ndaj objekteve zgjedhore, këta nuk i kursejnë as policët e vendit tonë, dhe as policët ndërkombëtar, duke i gjuajtur me armë të dryshme për t’ua asgjësuar edhe jetën.

Çka do të thotë kjo, a ekziston ndonjë teori adekuate apo ndonjë lloj metode tjetër, që do të ndikonte te ky njerëzim, që ta kuptojnë jetën normale në paqë dhe liri dhe mos të luajnë me fatin e vet dhe fatin e tjerëve, duke e konsideruar jetën vetëm si lodër, apo është e pa mjaftueshme përpjekja për të zhvilluar gjithmonë sensin e luftës, si një lloj mënyre e urrejtjes ndërnjerëzore.

Më shumë se shqiptarët, pothuaj se nuk ka popull që janë sprovuar me luftëra nga okupatorët e ndryshëm, duke i përjetuar me shekuj, por shqiptarët asnjëherë nuk janë bërë shkakëtarë i tyre, duke qëndruar ballë përballë armiqëve dhe duke derdhë lumenj gjaku, për të mbrojtë trojet e veta dhe për të fituar lirinë e pavarësinë e vet.

Prandaj, edhe ata që përjetuan luftën e fundit në Kosovë, të cilën e shkaktoi regjimi serb, nuk mund t’a harrojnë lehtë, atë luftë të pistë dhe shkatërruese dhe përplasjen e njerëzve, të cilët vdisnin në mënyrën më mizore, edhe pse kaluan disa vite, akoma kemi njerëz që i vuajnë pasojat e saj, nga traumat shpirtërore dhe plagët fizike.

Një gjendje e tillë e tendosur e popullit shqiptarë, sikur prapë po krijohet një situatë e tmershme, që marrëdhëniet në mes shqiptarëve me popullatën serbe të vazhdojnë të acarohen, sidomos nga një lloj arrogance që po krijohet nga popullata serbe, e cila po derigjohet nga ndikimet e Vuçiqit, i cili e emiton kryekëput Millosheviqin.

Pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, po e derigjon Beogradi, përmes Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, për të kundërshtuar gjithçka që është ndërtuar në shtetin e Kosovës, e cila u ndërtue me gjakun dhe sakrificat e popullit shqiptarë të këtij vendi, të ndihmuar nga fuqitë e mëdha të Bashkësisë Ndërkombëtare, në krye me SHBA-të, po kërkohet nga Serbia, që të rrënohet.

Edhe pas shumë përpjekjeve dhe angazhimëve ndërkombëtare, nga SHBA-të, dhe Brukselit zyrtar, për normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve, gjegjësisht normalizimin e situatës në veriun e Mitrovicës, pothuaj se deri më tani, sikur nuk mjafton suksesi i arritur i ndonjë marrëveshje, për faktin se populli i katër komunave me shumicë serbe, nuk i binden dhe nuk e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Kosovës.

Barrikadat e sotme të ngritura nga organizatorët e kësaj popullate, ato jo vetëm që dëshmojnë arrogancën dhe modelin e organizimeve terroriste, por e bëjnë të pamundur lëvizjen e lirë të qytetarëve në pikat kufitare dhe lëvizjet tjera të rëndomta, duke e vështirësuar jetën e njerëzve në përgjithsi.

Ndonëse, ishte paraparë që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të implementohet në të ardhmën e shpejtë, por përkundrazi në këtë mënyrë është e pa mundur të definohet një marrëveshje e tillë, apo të marrësh një përgjigje të drejtë nga ky popull, të cilin e ka në shërbim dhe po e përdor Vuçiqi, për interesa të veta politike dhe strategjike.

Është disi e çuditshme, pse KFOR-i, nuk jep urdhëra të prera, apo nuk e bënë vetë largimin e barrikadave, apo sipas tyre, këto barrikada duhet të ekspozohen si simbole politike, të cilat nuk kërkojnë urdhëra të dhunshme për largimin e tyre, edhe pse një paraardhës i KFOR-it, një herë i kishte quajtur më herët barrikadat mbi lumin Iber, si një „turp » këto simbole të ndarjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Dikush do të thoshte se, heqja e këtyre barrikadave serbe nga policia e Kosovës, i quan të pa matura, sepse do nxisin probleme dhe përkeqësime të situatës në mes dy popujve, në anën tjetër, kryeministri Kurti dhe qeveria e Kosovës, janë akorduar që barrikadat ti heçë KFOR-i, apo autorët që i krijuan ato barrikada.

Barrikadat në veri të Kosovës, nuk do hiqen me magji dhe fjalë që i ledhatojnë autorët e veprimëve të tilla, por këtu kërkohet në mënyrë të prerë nga SHBA-të, dhe Brukseli zyrtar, që të urdhërohet dhe rekomandohet pa hezitime largimi i barrikadave dhe humbja e gjurmëve të tyre, për të krijuar një një ambient të mirëfilltë bashkëjetese dhe integriteti në mes këtyre dy popujve.

Përzierja e Serbisë, në çështje të brendshme të shtetit të Kosovës, është e pa pranueshme, dhe Vuçiqi, do ta shikonte ëndërr ushtrinë e Serbisë në tokën e Kosovës, edhe pse barikadat që po i organizon përmes krimineleve serb në veriun e Kosovës, ato si gjithmonë do heçën, dhe po kuptohet se do e kemi veshtirë të bëjmë paqë dhe marrëveshje me dreqën.

Story i mëparshëm

Gazetari befason me deklaratën: Shqiptarët kanë investuar 1 miliard dollarë në Dubai

Story i radhës

A mundemi ta çlirojmë veriun pa ndihmën e ndërkombëtarëve?!

Të fundit nga