Gazeta gjermane BILD: Putin tani është armiku ynë

Gazeta më e madhe gjermane, Bild, agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, i ka kushtuar një koment me të cilin Vladimir Putinin e shpall armik të Gjermanisë dhe Perëndimit. Mes tjerash, Bild kërkon investime të mëdha të Gjermanisë në forcimin e ushtrisë dhe mbrojtjes së saj, dhe kërkon ngrirjen e pasurisë për ish-kancelarin Gerhard Schroder, një mik i Putinit.

Luftë! Pushtim! Është një dimension i ri në historinë më të re Evropës. Rusia rrethoi ushtarakisht një vend tjetër për ta përgatitur pushtimin e saj më pas. Pavarësisht rrenave të tij: Putini nuk u provokua! Sulmi i tij nuk është mbrojtje!

Për vite me radhë, Rusia ka sulmuar vendet perëndimore. Me sulme kibernetike. Me gënjeshtra dhe propagandë, si p.sh. përmes kanalit subversiv Russia Today. Në një kopsht zoologjik në Berlin ai kishte vrarë një person. Grupi i tij i mercenarëve “Wagner” kryen vrasje anekënd botës. Ndoshta, tashti edhe shumë ukrainas do të vdesin. Por, Putinit nuk i intereson as për popullin e tij. Ky konflikt do të zhysë në varfëri edhe miliona rusë.

Putin dëshiron të zgjerojë sferën e tij të ndikimit drejt Evropës. Me forcën e armëve, me luftë! Kjo e bën edhe jetën tonë në Gjermani më të pasigurt. Në botën e re të Putinit, ne nuk mund të mbështetemi më në sigurinë e kufijve, në mbretërimin e paqes.

Për Gjermaninë, kjo do të thotë: Së pari, nevojitet një Ostpolitikë e re (Politika e jashtme e vendeve të Evropës Perëndimore në lidhje me ish-bllokun lindor, në vitet 1960).

Putini tani është armiku ynë! SPD (që udhëheq qeverinë gjermane) duhet ta kufizojë dashurinë e saj tek Rusia dhe populli rus, i cili nuk dëshiron luftë. Por, menjëherë duhet t’i jap fund dashurisë për Putinin. Të ashtuquajturit “ish-kancelar” Schröder, bashkëpunëtor i Putinit, duhet t’i bllokohen menjëherë të gjitha të ardhurat dhe mbështetja financiare që e merr nga ai.

Së dyti: një politikë krejtësisht e re e mbrojtjes. Armë, teknologji, ushtarë! Askujt nuk i pëlqen ta thotë. Por pa një ushtri funksionale dhe të fuqishme, Gjermania nuk mund të kundërshtojë agresorët si Putin dhe, në të ardhmen, ndoshta presidentin Xi (Kinën). Ministri i mbrojtjes është i zbehtë dhe qesharak kur nuk ia del t’i dorëzojë Ukrainës as 5 mijë helmeta. Prandaj, Gjermania duhet të investojë masivisht në ushtrinë e saj – dhe më në fund t’i paguajë NATO’s më shumë para.

Këto tema nuk janë të dashura për publikun. Por, tani janë të nevojshme. Sepse, Putin tashmë është duke shtënë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria federale ndalon certifikimin e Nord Stream 2

Story i radhës

Adelina Berisha paralajmëron këngën e re, publikohet të mërkurën

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish