Gazeta e njohur zvicerane ndërron ngjyrat e flamujve Zvicër – Kosovë, kështu e quan ndeshjen

March 27, 2022
1 minut lexim

Pas fitores 5:0 ndaj Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore pas dy ditëve.

Kosova do të përballet me Zvicrën më 29 mars, në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih.

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” e ka cilësuar këtë përballje si “vëllazërore”.

“Dueli i vëllezërve: Zvicër vs Kosovë”, thuhet në njërën prej publikimeve të këtij mediumi.

“Blick” e ka shoqëruar këtë me një fotografi interesante. Flamurin e Zvicrës e ka ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, kurse atë të Kosovës me ngjyrat e shtetit zviceran.

Kujtojmë se te Zvicra janë tre futbollistë me origjinë nga Kosova; Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri. Të tre këta futbollistë janë të ftuar për ndeshjen ndaj “Dardanëve”.

Ndryshe, ndeshja Zvicër – Kosovë do të luhet nga ora 18:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski dhe Grubi përcjellin futbollistët drejt Portos dhe premtojnë 500.000 euro për fitore!

Story i radhës

Shenjat që ju ndihmojnë të kuptoni se jeni një çift solid dhe i fortë

Të fundit nga

ShkoLartë