Gaza, 7 xhami të shkatërruara deri më tani nga sulmet e Izraelit

Sulmet izraelite kanë shkatërruar shtatë xhami në Rripin e Gazës që nga e shtuna, raporton Anadolu.

Avionët luftarakë izraelitë sulmuan me shumë raketa xhaminë Al-Abbas në qendër të Gazës.

Sulmet tani kanë çuar në shkatërrimin e shtatë xhamive, ku më e fundit është Xhamia Al-Abbas.

Izraeli kishte goditur më parë xhamitë Al-Susi, Al-Yarmouk, Al-Amin Muhammad, Ahmed Yassin, Al-Habib Mohammad dhe Al-Garbi në Gaza.

Sulmet e intensifikuara të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës janë duke vazhduar.





Story i mëparshëm

Brenda 12 orëve, policia ia gjeti “Citroen Berlingon” e vjedhur 60-vjeçarit nga Tetova

Story i radhës

OKB: Ndërprerja e furnizimeve nga Izraeli mund të shkaktojë mungesë të ujit të pijshëm për 610 mijë njerëz

Të fundit nga