Brenda 12 orëve, policia ia gjeti “Citroen Berlingon” e vjedhur 60-vjeçarit nga Tetova

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se brenda 12 orëve ka arritur të gjej veturën e 60-vjeçarit S.Z. nga Tetova, të cilën ai e kishte raportuar si të vjedhur, përcjell TV21.

“Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, mbrëmë (09-tetor) rreth orës 21:00 në rrugën “145” në Tetovë, pasi kanë ndërmarrë masat dhe aktivitete, kanë gjetur mjetin ngarkues “Citroen Berlingo” me targa të Tetovës, në pronësi të 60-vjeçarit S.Z. nga Tetova, i cili në ora 09.00 e kishte raportuar si të vjedhur nga oborri i tij para shtëpisë në rrugën ,,Hekurishtja” në Tetovë. Menjëherë pas kësaj, automjeti i është kthyer pronarit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Osimhen në udhëkryq

Story i radhës

Gaza, 7 xhami të shkatërruara deri më tani nga sulmet e Izraelit

Të fundit nga