Pothuajse një mijë ndërtesa janë shkatërruar atje si rezultat i bombardimeve ruse, tha shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës.
Shumica e këtyre janë ndërtesa banimi, tha SES, përcjell “Bota sot”.
Forcat ruse kanë granatuar pamëshirshëm Kharkivin, i cili shtrihet vetëm 30 milje (50 km) nga kufiri me Rusinë, për më shumë se tre javë.
Të paktën 500 civilë janë vrarë atje, thonë zyrtarët ukrainas.
Tensionet e vazhdueshme po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme duke sjellur dëme të mëdha.