gashi uron fiter bajramin lutem qe nga ramazani te kemi dale me fuqi te reja 626fa4baa5c19

Gashi uron Fitër Bajramin: Lutem që nga Ramazani të kemi dalë me fuqi të reja

May 2, 2022
1 minut lexim
afrim gashi 1

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ja urimi i plotë i Gashit:

Të dashur besimtarë myslimanë, pas një muaji të kaluar më agjërim, përdëllim e adhurim, kam kënaqësi që sot – në këtë mëngjes feste – të lutem që Zoti ta ketë pranuar përpjekjen tonë dhe ne të kemi dalë nga Ramazani me fuqi të reja, me më shumë dashuri, dhembshuri, solidaritet e gatishmëri për sakrificë.

Nëse e kemi marrë leksionin e këtij muaji se, ashtu si agjërimi, edhe jeta jonë duhet të jetë njësoj e sinqertë, si në jetën private, ashtu edhe në jetën publike, mund të themi se ia kemi dalë me sukses përpjekjes sonë për ta adhuruar Zotin drejt dhe për ta manifestuar këtë besim në jetën tonë personale dhe sociale.

E duke u gjendur në këtë ditë Bajrami, dëshiroj që nga thellësia e zemrës së ushqyer me agjërim, të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj festën e madhe të Bajramit të Fitrit, duke u dëshiruar që këtë festë të kalojnë pranë më të dashurve të tyre, në vizita familjare, në dashuri me fqinjët dhe në kujdes për skamnorët e nevojtarët.

E gëzofshi për shumë vjet Bajramin e Madh.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

veliaj uron fiter bajramin besimtareve myslimane aleanca e qytetit me besimin eshte e shenjte 626fa1a152d78
Story i mëparshëm

Veliaj uron Fiter Bajramin besimtarëve myslimanë: Aleanca e qytetit me besimin është e shenjtë

xhaferi fiter bajrami te sjell paqe harmoni dhe mireqenie per te gjithe 626faa87918ae
Story i radhës

Xhaferi: Fitër Bajrami të sjell paqe, harmoni dhe mirëqenie për të gjithë

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë