Gashi u jep “mësim” tjerëve me veprimin e fundit

October 25, 2022
1 minut lexim
Sot e kisha në zyrën time drejtorin e Fondit Pensional dhe Invalidor, mikun tim Dritan Bexheti.
Përveç diskutimit rreth mbarëvajtjes së punëve në Fond, biseduam edhe për temën e këshilltarëve të tij, që së fundi është shndërruar në temë me të cilën është marrë edhe opinioni i gjerë.
Ndonëse u pajtuam bashkërisht se bëhet fjalë për këshilltarë që kanë dhënë kontribut në suksesin e punës së tij, për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj opinionit, si dhe mundësisë së interpretimit të përzgjedhjes së tyre me nota nepotizmi, kërkova nga Drejtori që këshilltarët e apostrofuar t’i lirojë nga detyra.
Drejtori Bexheti e pranoi me mirëkuptim këtë kërkesë dhe besoj se së shpejti do ta realizojë.
Të faleminderit për mirëkuptimin Dritan!
Kjo është Alternativa!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkëndije Mujaj: Ende më pëlqen të ekspozohem

Story i radhës

Gjithçka që bëni sot do të reflektohet në vitet në vijim: 25 tetori është dita më e fuqishme, sigurohuni që ta bëni këtë

Të fundit nga

ShkoLartë