Gashi takoi përfaqësuesit e partisë boshnjake PAD – Maqedoni

October 28, 2022
1 minut lexim

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me përfaqësuesit e partisë- Partia Aksioni Demokratik- Maqedoni.

“Sot kisha kënaqësi që t’i pres në zyrën time miqtë e mi të Partisë së Aksionit Demokratik – Maqedoni: Xhelal Hoxhiq – kryetar; Admir Mullaosmanoviq – anëtar i Kryesisë së PDA-së në BeH; Senad Daca – anëtar i Këshillit Kryesor të PDA-së – Maqedoni dhe Sanadin Volonder – gazetar nga BeH.

Me këtë rast biseduam për bashkëpunimin mes Alternativës dhe PDA-së, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit më të thellë mes komunitetit shqiptar dhe boshnjak.

AlternAtivA dhe unë do të jemi gjithnjë edhe zëri i boshnjakëve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Gashi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Futbollisti: Isha me djalin, një person ndërroi jetë para syve të mi

Story i radhës

Kostovski: Komuna e Butelit çdo ditë po bëhet më e mirë dhe më e barabartë për gjithë (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë