gashi per vdekjen e papa franceskut humbje e madhe per mbare njerezimin 68061f8bb46f6

Gashi për vdekjen e Papa Françeskut: Humbje e madhe për mbarë njerëzimin

April 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 prill – Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskit. Gashi në nj postim në Facebook shkruan se “ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin”.

“Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet e paqes, drejtësisë sociale dhe dialogut ndërfetar, duke u bërë një simbol i përkushtimit ndaj të mirës së përbashkët. Me thjeshtësinë e tij, me dashurinë e pakushtëzuar për njeriun dhe natyrën, Papa Françesku preku zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, përtej kufijve fetarë, kombëtarë apo ideologjikë”.

“Trashëgimia e tij do të mbetet një udhërrëfyes për brezat që vijnë , për ndërtimin e një bote më të drejtë, më paqësore dhe më të bashkuar. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme për botën katolike dhe për mbarë njerëzimin. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Gashi.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

lideret boterore homazhe per ndarjen nga jeta te franceskut frymezoi miliona njerez 680619aaeab2b
Story i mëparshëm

Liderët botërorë homazhe për ndarjen nga jeta të Françeskut: Frymëzoi miliona njerëz!

porositi kanabis permes postes vihet ne pranga 23 vjecari ne tirane 68062528202ca
Story i radhës

Porositi kanabis përmes postës, vihet në pranga 23 vjeçari në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë