lideret boterore homazhe per ndarjen nga jeta te franceskut frymezoi miliona njerez 680619aaeab2b

Liderët botërorë homazhe për ndarjen nga jeta të Françeskut: Frymëzoi miliona njerëz!

April 21, 2025
1 minut lexim

Liderët botërore kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili drejtoi Selinë e Shenjtë që prej vitit 2013, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ai u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Presidenti francez Emmanuel Macron është ndër liderët e parë botërorë që i bëri homazhe Papa Françeskut, duke e quajtur atë një “njeri të përulur, në anën e më të cenuarve dhe më të brishtëve”.

Nënpresidenti i SHBA, JD Vance, i cili e takoi ditën e djeshme Papën tha se ishte i lumtur që e kishte parë një ditë më parë.

“Sapo mësova për vdekjen e Papa Françeskut. Mendimet e mia shkojnë për miliona të krishterë në mbarë botën që e donin atë. Isha i lumtur që e pashë dje, edhe pse ishte shumë i sëmurë. Por do ta kujtoj gjithmonë për predikimet e tij në ditët e para të Covid. Ai ishte vërtet i mrekullueshëm” , tha Vance. “

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni tha se e gjithë bota do ta kujtojë Atin e Shenjtë, si “Papa i Popullit:’. “Do të më mungojë edhe mua, kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme personale, mund të flisje për çdo gjë, ishte shumë i veçantë”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se “ai frymëzoi miliona njerëz, shumë përtej Kishës Katolike, me përulësinë dhe dashurinë e tij”

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola thotë se “buzëqeshja e tij pushtoi zemrat e miliona njerëzve në mbarë globin”

Kryeministri i Indisë Narendra Modi thotë se është “thellësisht i trishtuar” nga vdekja e Papa Françeskut.

Kryeministri polak Donald Tusk e kujton Papa Françeskun si një “njeri të mirë, të ngrohtë dhe të ndjeshëm”.

Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi tha se Papa Françesku “ishte një zë paqeje, dashurie dhe dhembshurie”.

Kryeministri holandez Dick Schoof thotë se Papa Françesku ishte në çdo mënyrë një njeri i popullit.

Presidenti izraelit Isaac Herzog përshëndet “dhembshurinë e tij të pakufishme”, ndërsa Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter thotë se Papa Françesku ishte një “udhëheqës i madh shpirtëror, një avokat i palodhur për paqen”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ja cfare tha zuckerberg per instagramin perpara se ta blinte ate 68061715bb1b2
Story i mëparshëm

Ja çfarë tha Zuckerberg për Instagramin përpara se ta blinte atë

gashi per vdekjen e papa franceskut humbje e madhe per mbare njerezimin 68061f8bb46f6
Story i radhës

Gashi për vdekjen e Papa Françeskut: Humbje e madhe për mbarë njerëzimin

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë