gashi ne struge zgjerimi i be se eshte kyc per stabilitetin e evropes 6a229fe48c373

Gashi në Strugë: Zgjerimi i BE-së është kyç për stabilitetin e Evropës

June 5, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian përfaqëson një nga politikat më të rëndësishme për stabilitetin afatgjatë, sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit evropian.

Ai i bëri këto komente në hapjen e Konferencës së 23-të të Komisioneve Parlamentare për Çështje Evropiane/Integrime të vendeve të Procesit të Stabilizim-Asociimit të Evropës Juglindore, e cila po mbahet në Strugë.

Gashi theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian jo vetëm gjeografikisht, por edhe për nga vlerat dhe historia e tyre, duke shtuar se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për përshpejtimin e procesit integrues.

Ai nënvizoi se, në kushtet e sfidave komplekse gjeopolitike, ekonomike dhe të sigurisë, nevojiten politika të koordinuara evropiane, solidaritet dhe partneritete të forta. Sipas tij, zgjerimi mbetet instrumenti më i mirë për forcimin e paqes, demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit në Evropë.

Duke folur për ndërlidhjen rajonale, Gashi tha se ajo është një element kyç për qëndrueshmërinë ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke theksuar se Maqedonia e Veriut luan rol aktiv në avancimin e lidhjeve infrastrukturore dhe transportuese në rajon.

Ai shtoi se roli i parlamenteve kombëtare në procesin e integrimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi ato mbajnë përgjegjësi për miratimin e ligjeve cilësore, mbikëqyrjen parlamentare dhe zhvillimin e dialogut me qytetarët, me qëllim afrimin më të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Në hapjen e konferencës foli edhe nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, i cili theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe agjenda reformuese mbeten prioritete kryesore të shtetit. Ai vlerësoi se reformat janë të dobishme për të gjitha vendet e rajonit dhe kontribuojnë në përmirësimin e standardeve në të gjitha fushat.

Milloshoski shprehu shpresën se procesi i zgjerimit do të marrë sërish një shtysë të fortë politike brenda Bashkimi Evropian dhe se vendet e rajonit do të arrijnë të bëjnë së bashku hapa të rëndësishëm përpara drejt integrimit evropian.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

corriere telashe te tjera per igli taren akuzohet se fshehu vilen luksoze te ballukut ne emrin e tij 6a229d409102a
Lajmi i mëparshëm

‘Corriere’: Telashe të tjera për Igli Taren, akuzohet se fshehu vilën luksoze të Ballukut në emrin e tij

tetove 17 vjecari sulmohet fizikisht ne oborrin e shkolles 6a22a12da172c
Lajmi i radhës

Tetovë: 17 vjeçari sulmohet fizikisht në oborrin e shkollës

Të fundit nga

ShkoLartë