Gashi: Në Manastir u përjetësua bukuria e gjuhës shqipe

November 22, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi me ftesë të zv/kryeministrit të parë Izet Mexhiti, mori pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe që po mbahet në Manastir.

“Me ftesë të zv.kryeministrit të parë, z. Izet Mexhiti, bashkë me mikun tim, kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, si dhe funksionarë, miq dhe qytetarë të shumtë, kisha nderin të merrja pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, që u mbajt në Pallatin e Kulturës në Manastir.

Në këtë ngjarje, përmes valleve, këngëve dhe veprave artistike, u përjetësua bukuria e gjuhës shqipe; një element unifikues i kombit shqiptar dhe një pjesë e rëndësishme e mozaikut dhe diversitetit kulturor dhe etnik në Maqedoninë e Veriut!”, ka shkruar Gashi në Faecbook.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Probleme me sistemin “Termini im”, qytetarët nuk shkojnë në termin të caktuar

Story i radhës

Autobusi nga Maqedonia ngec në rrugë në Serbi për shkak të reshjeve të borës

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë