gashi diplomacia aktive dhe e koordinuar eshte e domosdoshme per realizimin e prioriteteve strategjike 6a882361c0219

Gashi: Diplomacia aktive dhe e koordinuar është e domosdoshme për realizimin e prioriteteve strategjike

August 21, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka theksuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe të bashkëpunimit institucional në realizimin e prioriteteve strategjike të vendit.

Gashi, përmes një njoftimi, bëri të ditur se sot ka marrë pjesë në sesionin e punës së Këshillit të Ambasadorëve, ku është diskutuar për rolin e diplomacisë parlamentare si pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme, si dhe për kontributin e Kuvendit në përmbushjen e objektivave strategjike të shtetit.

“Diskutuam për rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme, si dhe për rolin e Kuvendit në realizimin e prioriteteve tona strategjike – integrimin evropian, forcimin e pozitës në NATO, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Gashi.

Ai vlerësoi se ndryshimet e mëdha në skenën gjeopolitike kërkojnë një diplomaci më aktive dhe të koordinuar, si dhe bashkëpunim të fuqishëm ndërmjet institucioneve.

“Në një kohë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, na nevojiten diplomaci aktive dhe e koordinuar, bashkëpunim i fortë institucional dhe përfaqësim i qartë i interesave shtetërore”, theksoi kryeparlamentari.

Sipas Gashit, objektivi i përbashkët i institucioneve dhe aktorëve politikë duhet të jetë ndërtimi i një shteti të fuqishëm, stabil dhe të orientuar drejt Bashkimit Evropian, me zhvillim dhe prosperitet ekonomik.

“Qëllimi ynë i përbashkët është një Republikë e Maqedonisë së Veriut e fortë, stabile, evropiane dhe ekonomikisht e prosperuar”, përfundoi Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba vendos sanksione te reja ndaj kubes tronditet ekonomia vendase 6a881ff3e1d62
Lajmi i mëparshëm

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Kubës, tronditet ekonomia vendase

kercenoi drejtorin dhe hyri me force ne zyrat e tij arrestohet personi i dhunshem 6a8824aee3181
Lajmi i radhës

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Të fundit nga

ShkoLartë