Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti në takim homologen e tij nga Kosova, Albulena Haxhiu, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vend.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit parlamentar, integrimi evropian dhe koordinimi për çështjet me rëndësi rajonale.
Haxhiu theksoi se kjo është vizita e saj e parë zyrtare jashtë vendit në cilësinë e kryetares së Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si dëshmi të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Të dy kryetarët u pajtuan se bashkëpunimi rajonal dhe reformat janë të rëndësishme për përshpejtimin e integrimit evropian, si dhe theksuan nevojën për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon.
Burimi: lajmpress.org



