Garës për anësorin e Leeds United, Raphina, i është bashkuar edhe Tottenham Hotspur.
Pas Arsenalit dhe Barcelonës, londinezët janë skuadra e radhës që është lajmëruar për shërbimet e brazilianit.
Spurs nuk e kanë bërë asnjë ofertë zyrtare në drejtim të lojtarit, mirëpo kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti.
Më para në bisedime është Arsenali që ka ofruar një shifër tanimë për skuadrën angleze.
50 milionë i janë vënë në tavolinë Leedsit, mirëpo ende nuk kanë kthyer përgjigje për të.