gara per kreun e pd berisha ne lezhe te rikthejme vendin te vota e lire 628128083cb56

Gara për kreun e PD, Berisha në Lezhë: Të rikthejmë vendin te vota e lirë

May 15, 2022
1 minut lexim

Kandidati për kryetar PD-je, Sali Berisha gjatë takimit me simpatizantë të Lezhës theksoi se në krye të partisë dhe me zgjedhjet që pritet të mbahen më 22 maj do të rikthejeë votën e lirë në vend.

 “Presione, kërcënime, nga më të shumtat u bënë ndaj jush. Jeni kërcënuar. Kërkohej që të mos ndiqej kjo lëvizje, por të gjitha përpjekjet dështuan. Dështoi censura që u vendos ndaj veprimtarisë sonë. Dështoi fushata e pa imagjinueshme për të dekurajuar përpjekjen tonë.

Dështuan sulmet e egra të qeverisë ndaj kësaj lëvizje. Në të gjitha këto kushte ne arritëm në një betejë epike ndaj autokracisë e cila kërkonte të mos kishte opozitë Shqipëria. Kërkoi të hiqej prej hundësh opozita. Përdorën procese gjyqësore, por cili ishte rezultati? Ishte dështimi. Ne, arritëm në të drejtën tonë, sot, të jemi një opozitë e vërtetë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.”

“Beteja jonë është për votën, sepse atë e kanë përzënë, por është liria. Ligji nuk bëhet pa votën e lirë. Tragjike ishte se rrugën e qeverisë në pushtet ndoqi ish-kryetari ynë, votën e përjashtoi. Po shkelmonim mbi interesin më jetik të këtij kombi ndër më të lashtit, që e ka nevojë jetike lirinë, votën e lirë. E gjithë përpjekja e shqiptarëve ka qenë përpjekje për liri. Ata që deklarojnë nëpër ekrane se shqiptarët nuk kanë luftuar. Shqiptarët vetëm luftëra kanë. Të gjitha luftërat janë bërë për më shumë të drejta, liri. Edhe kur kanë qenë në pushtim shekullor. Pra, ne arritëm që partinë tonë ta ndërtojmë mbi interesin e lirë të anëtarëve të saj. Tani, vazhdimi i misionit tonë është jetik për Shqipërinë”, tha Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lewandowski raportohet te kete neshkruar marreveshje me barcelonen 6281280408b25
Story i mëparshëm

​Lewandowski raportohet të këtë nëshkruar marrëveshje me Barcelonën

lushtaku kemi pasur veshtiresi ne pjesen e pare 62812d1be4d32
Story i radhës

Lushtaku: Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë

Të fundit nga

​Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij
ShkoLartë