Gara për fanellat e shitura

January 28, 2022
1 minut lexim

Bayern i Mynihut, kampion Evrope, por këtë herë jo në fushën e lojës. Kampionët e Gjermanisë janë skuadra që kanë regjistruar numrin më të madh të fanellave të shitura vitin e shkuar. Bavarezët kanë shitur 3.25 milionë fanella, duke lënë pas Real Madridin, që ka shitur pak më shumë se 3 milionë fanella. Liverpooli renditet i treti me 2.45 milionë fanella të shitura. Statistikat janë publikuar nga FIFA “Euromerica Sport Marketing”.

Krahas Bayernit, një tjetër skuadër e Gjermanisë ndodhet në “Top 10”. Borussia e Dortmundit ka shitur 1.22 milionë fanella, duke lënë pas dhe kryesuesit e kampionatit francez, PSG, që në verë nënshkruan me fituesin e “Topit të Artë”, Leo Messin. PSG ndodhet në vendin e tetë në këtë renditje.

Fakti që Bayerni ka numrin më të madh të fanellave të shitura lidhet me lojtarët, që i qëndrojnë besnikë skuadrës për shumë vite, duke fituar zemrat e tifozëve, për atë çka japin në fushën e lojës. Interesant fakti se në këtë situatë nuk kanë ndikim emrat e njohur si Leo Mesi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbape etj., të cilët natyrisht kanë shumë tifozë në mbarë botë, por jo mjaftueshëm fanatikë sa për të vrapuar drejt dyqanit, për të blerë një fanellë të tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

S’ka më fond nga shteti për studentët që ikin jashtë shtetit/ Rama: Do i marrin ekselentët që rrinë në Shqipëri

Story i radhës

A e dini pse duhet të buzëqeshni?

Të fundit nga

Pa pritje e kolona në pikat kufitare

Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit, të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se nuk ka kolona dhe pritje në asnjë nga pikat kufitare të Kosovës.
ShkoLartë