S’ka më fond nga shteti për studentët që ikin jashtë shtetit/ Rama: Do i marrin ekselentët që rrinë në Shqipëri

Qeveria do të heqë fondin e ekselencës për studentët që ikin jashtë vendit e nuk kthehen më në atdhe, deklaroi këtë të premte kryeministri Edi Rama.

Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Rama tha se paratë do të shkojnë për studentët me 10-ta që studiojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Sipas tij, kjo do të ndikojë në rritjen e ekspertëve, rritjen e nivelit të arsimit në vend dhe do të nxisë të rinjtë të mos largohen nga vendi.

Ne do të investojmë dhe nga të ardhurat tona, po përgatisim spostimin e një fondi të ekselencën nga pagesa e atyre që ikin jashtë dhe nuk kthehen më, do kthehen te burimet e brendshme dhe po strukturime një politike të re që do të mbështesë studentët me xixa dhe pedagogët, për studimet, për masterat me kushtin që të qëndrojnë në Shqipëri, një periudhë kohe dhe të kthejnë detyrimin, se fondi i ekselencës që sot ka mundësuar diplomimin e 300 të rinjve shqiptar është shumë i konsiderueshëm dhe është krijuar atëherë kur u krijua me dëshirën e mirë që këta të ktheheshin në vend dhe këta të rinj që kanë marrë diploma në universitete më të njohur atë botës të kenë turp që kanë marrë një angazhim me vendin e tyre, kanë marrë para nga vendi i tyre, kanë marrë përsipër detyrimin që të kthehen dhe ta sjellin dijen këtu dhe ndërkohë nuk ka ndodhur. Nuk do të vazhdojmë më ata që ikin për të mos u kthyer, por do të ndryshojmë kahun e këtij fondi dhe modelin që e kemi para syve, do e financojmë me të ardhurat tona, që do të thotë siç kemi 30 doktorantë në UBT, nesër do kemi më shumë.

Rama njoftoi sot se Universiteti Bujqësor i Kamzës ka zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar. Në bashkëpunim me qeverinë Gjermane nis një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologji, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare.

Jam i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë statusi akademik, një bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime, edhe pse Evisi thotë po të konvertohet me të sotmen, konvertohet në master. Të gjithë sot janë në master. Ne duhet të kemi një sistem të ndërkombëtarizuar dhe një botë universitare të integruar dhe të ndërthurur në programet e veta në të gjithë rrugën e vet me universitetet Europiane, ky Universitet bëhet një shembull që do bëjmë çmos që të rrezatoj. Duhet të gjeje derën e universitetit duke pyetur se ishte një kaos, në rrëmujë e paparë, por çfarë ka ndryshuar në aspektin fizik është pjesa më e lehtë. Jemi në një fazë të avancuar me një prej universiteteve më të vjetër dhe më të mirë të botës në universitetin bletorial, me atë të Vjenës. UBT të jetë një derë tjetër e Universitetit të Vjenës, dhe studentët të jenë këtu dhe të krijohet një hapësirë ndërkombëtare edhe në rrafshin e përbërjes së tyre, nuk është e pamundur dhe që do të nisë, por një plan që ka nisur. Ndërkohë, edhe sa i përket rritje së interesit për t’u regjistruar në këtë universitet. Kompjuterat nuk prodhojnë dot bukë, perime, fruta e me radhë. Ushqimi do jetë gjithnjë e më shumë sfida e popujve dhe vendeve”, tha Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Министерот Сали прими трета доза „Фајзер”: Вакцинацијата е најдобриот начин за заштита на населението од Ковид-19.

Story i radhës

Gara për fanellat e shitura

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish