Ganiu takoi banorët e lagjes Sahat Kulla, informohen mbi projektet infrastrukturore

November 20, 2024
1 minut lexim

Shkup, 20 nëntor – Sot pasdite, së bashku me stafin tim, zhvillova një takim informues me banorët e lagjes Sahat Kulla, ku i informuam mbi projektet infrastrukturore që do të realizohen në këtë zonë. I njoftuam qytetarët se këtë vit do të fillojnë procedurat për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në 10 rrugica të lagjes, një investim i rëndësishëm me vlerë prej 1 milion euro, që synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës.

Kur planifikimi dhe realizimi i buxhetit komunal bëhen në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, duke marrë parasysh nevojat dhe propozimet e tyre, rezultatet janë më domethënëse dhe na motivojnë për t’u angazhuar edhe më shumë. Mikpritja dhe kënaqësia e banorëve për këtë formë bashkëpunimi na japin vullnet për të vazhduar përkushtimin tonë në zhvillimin dhe përmirësimin e lagjeve tona.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Majën e Dhelprës

Story i radhës

Alternativa – Dega Saraj formon nëndegën në fshatin Gërçec

Të fundit nga

ShkoLartë