Pak para fillimit të ndeshjes mes FC SHKUPI dhe FC BALLKANI, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu qëndroi në Suharekë të Republikës së Kosovës, ku takoi kryetarin e Komunës Bali Muharremaj , të cilit i dhuroi fanellën zyrtare të FC SHKUPIT që mban emrin e tij.
‘Në Suharekë që është edhe “vendlindja” e FC Ballkanit hasa në një mikëpritje të sinqertë dhe vëllazërore. Ndërsa, bashkë me nikoqirin tim Muharremaj bashkëbiseduam mes tjerash edhe lidhur me thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Çairit dhe Suharekës, nevojës për këmbimin e ideve mes dy institucioneve tona të pushtetit vendor, sikurse edhe të përvojave që do të kishin ndikim pozitiv në mirëqenien e banorëve nga të dyja anët e kufirit.
Që të dy u dakorduam për realizimin e takimeve sa më të shpeshta edhe mes ekipeve tona komunale.
Ndërsa ekipeve tona FC Shkupit të Çairit dhe FC Ballkanit të Suharekës iu uruam fat në ndeshjen që i pret sonte në Prishtinë- shkruan Ganiu.