Nga sot në hapësirat e Komunës së Çairit vend të posaçëm ka edhe komuniteti i goranëve. Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës Visar Ganiu.
“Sa më shumë kushte të mira që krijojmë për banorët tanë, Komuna jonë do të jetë më e suksesshme”, ka theksuar mes tjerash Ganiu.
Në këtë eveniment ishin prezent edhe ish kryetari i Çairit Izet Mexhiti dhe figura tjera publike.
Postimi i plotë:
Shoqata e Goranëve të Maqedonisë së Veriut nga sot do ta ketë Zyrën e vet në objektin e Komunës së Çairit.
Duke vazhduar traditën e respektimit të gjithsecilit që jeton në territorin e Komunës sonë edhe sot u mblodhëm për t’i dhënë nderë dhe mbështetje bashkëqytetarëve tanë.
Në evenimentin ku të pranishëm ishin edhe ish-kryetari i Komunës së Çairit, deputeti Izet Mexhiti, ish-ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, kryetari i Shoqatës së Goranëve Edin Bajrami, nënkryetari Alit Aljoski përfaqësues të shoqatave joqeveritare, esnafë, biznesmenë, theksova se hapja e Zyrës së Shoqatës së Goranëve në objektin e Komunës së Çairit është një akt tejet fisnik sepse kushte sa më të mira të krijojmë për banorët tanë edhe Komuna jonë do të jetë më e suksesshme. Me këtë rast ripotencova se Komuna e Çairit është me diversitetin më të bukur që mund të ekzistojë – etnik, kulturor, fetar.
Në Komunën tonë por edhe më gjerë, Goranët njihen si punëtorë të ndershëm dhe zejtarë të shkëlqyeshëm, njerëz që me kontributin e vet e bëjnë edhe më të bukur Çairin.