Formacionet zyrtare Real Madrid-PSG

Me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet derbi mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain, ndeshje kjo e kthimit në fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin “Parc des Princes” përfundoi me fitore të PSG-së, ku ky i fundit e mposhti me rezultati minimal 1:0 Realin përmes golit të Kylian Mbappe.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqiten Casemiro dhe Ferland Mendy, kurse te PSG do të mungojnë Herrera, Kurzawa dhe Ramos.

Ja formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Nacho, Kroos, Benzema, Modric, Asensio, Valverde, Vinocius

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes, Paredes, Pereira, Verratti, Messi, Mbappe, Neymar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Adriana Matoshi përmallohet për të dashurin

Story i radhës

Ganiu kujdeset për të gjitha komunitetet, ofron zyrë për goranët në komunë

Të fundit nga