Çarshia e Vjetër, zemra e Çairit po duket më e bukur se kurrë. Sonte në këtë margaritarë promovuam “Rruga e dallëndysheve”, që gjendet tek rruga e artarëve dhe do të quhet kështu shkaku se aty janë vendosur tenda për hijëzim në formë të dallëndyshes, por edhe ndriçim për dukje sa më të mirë si për kalimtarët e rastit ashtu dhe për turistët.
Ky projekt i hijëzimit me tenda por edhe ndriçimit do të vazhdojë të realizohet edhe nëpër rrugë të tjera të Çarshisë.
Projekti është mbështetur nga Komuna e Çairit me vendosjen e ndriçimit, ndërsa nga zejtarët në krye me z.Bujar Dullovi, me vendosjen e tendave, si dhe vendosjen e zhardinjerave.
Çarshinë e presin edhe shumë projekte të bukura-shkruan Ganiu.