Ganimete Musliu reagon pas pjesëmarrjes në protestën kundër Speciale: As dje, as sot, as nesër, as kurrë në emrin tim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka marrë pjesë në protestën e Partisë Socialdemokrate, kundër vendimit të Gjykatës Speciale, për të dënuar me 24 vite burgim ish-komandantin e UÇK-së, Sali Mustafës – Calin.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë disa fotografi nga protesta së bashku me një mbishkrim.

“AS DJE, AS SOT, AS NESËR, AS KURRË NË EMRIN TIM!” ka shkruar Musliu.

Kjo protestë u mbajt sot në kryeqytet, ku qindra qytetarë u mblidhen për të protestuar, e cila ishte organizuar nga PSD-ja dhe kishte marrë mbështetjen nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

“Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, “Salih Mustafa”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet” janë vetëm disa nga parullat që protestuesit i kanë mbajtur në duar.

Story i mëparshëm

“U ndjeva e sikletosur, ngela”, Bora Muzhaqi rrëfen emocionet e takimit të parë me Ramën

Story i radhës

Protesta të dhunshme në Paris, kurdët u përleshën me policinë franceze

Të fundit nga