Adriano Galliani vendosi t’ia besojë Raffaele Palladinos drejtimin e Monzës, pas shkarkimit të Giovanni Stropës, teksa në prezantimin e trajnerit të ri, tha se ka bërë një zgjidhje të guximshme, ashtu si bëri me Arrigo Sacchin dikur te Milani.
“Kur po vija për këtu më telefonoi Sacchi, i cili më tha se kam bërë një zgjidhje të guximshme, ashtu siç bëra me të dikur te Milani.
Edhe atëherë zgjodhëm Sacchin, që nuk kishte drejtuar kurrë në Serinë A dhe nuk kishte qenë futbollist i madh, por më pas ndërtoi një cikël fitues.
Shpresoj të kem goditur në shenjë edhe me Palladinon”, deklaroi Galliani.
Drejtuesit e Monzës vendosën të shkarkojnë trajnerin Stroppa, pasi në 6 javë në Serinë A, morën vetëm një pikë, ndonëse në verë skuadra nga Brianza u bë protagoniste me përforcimet e shumta në merkato.