Gabriel Escobar në përballje me dialogun Kosovë-Serbi

Kompromisi duhet aplikuar kur konstatohet se të dyja palët janë fajtore. Në rastin konkret Serbia kriminale është agresore gjenocidale, ndërsa Kosova viktimë e këtij agresioni gjenocidal.

Shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishte Serbia kriminale ajo që në Kosovë kreu gjenocid dhe krime monstruoze.

Krimineli Aleksandwr Vuçiq, presidenti aktual i Serbisë kriminale dhe pro rusi i dëshmuar, para disa viteve e lansoi kërkesën që dalogu Kosovë- Serbi të përfundijë mbi bazën e arritjes së kompromisit.

Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe i dërguari në dialogun Kosovë-Serbi, me deklaratat e tij që dialogu Kosovë- Serbi të përfundojë mbi bazën e arritjes të një kompromisi, po tregon se ky dilplomat SHBA-ve ka rënë nën ndikimin e Serbisë kriminale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq, si edhe nën ndikimin e emisarëve pro serbë Joseph Borell dhe e Miroslav Lajçak.

Në WEB faqen e “Bota Sot”, të mediumit më të fuqishëem mbarë shqiptar me seli në Kosovë dhe në Zvicër, më datë 5 mars 2022, në rubrikën e lajmeve patm rastin të lexojmë informacionin me titull “Gabriel Escobar: Lufta në Ukrainë, shembull për të dyfishuar përpjekjet për një marrëveshje kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë”.

Gabriel Escobar, në këtë shkrim të tij deklaron se, “ Kriza në Ukrainë të përdoret si shembull për të dyfishuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, duke vazhduar se, “ Kemi edhe shumë punë për tu bërë këtu në Ballkanin Perëndimor . Punë për integrimin ekonomik të rajonit. Punë për të gjetur një kompromis të qendrueshëm dhe zgjidhje jetëgjatë për mosmarrëveshjet e pazgjidhura. Le ta shfrytëzojmë këtë krizë për të siguruar që bezat e ardhshëm këtu në Ballkanin Perëndimor të jetojnë në vende të inkuadruara në Bashkimin Evroipian, në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. SHBA-t duan të jenë partneri juaj në këto përpjekje. Ne duhet ta përdorim këtë shembull për të dyfishuar përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi midis Kosovës dhe Serbisë dhe për të ndaluar veprimet që kërcënojnë qëndrueshmërinë dhe përparimin në Bosnjë-Hercegovinë”, është shprehur Gabriel Escobar.

O Gabriel Escobar, ti e din shumë mirë se kompromisi duhet aplikuar aty ku konstatohet se të dyja palët janë fajtore.

Në rastin konkret Serbia kriminale është agresore gjenocidale, ndërda Kosova është viktimë e këtij agresioni gjenocidal.

Ti e din shumë mirë se shqiptarët nuk vajtën në Beograd t’i vrasin serbët, por ishte Serbia kriminale ajo që kreu agression gjenocidal në Kosovë, duke vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarët autoktonë e të pafajshë, në mesin e tyre eedhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Duke dhunuar në mënyrën më makabëre 20 mijë femra shqiptare. Duke rrëmbyer 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Duke e bërë shkrum e hi Kosovën dhe duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit. Kjo është e vërteta.

Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamnetari Glauk Konjufca, kurrën e kurrës nuk do të nënshkruajnë marrëveshje konpromisi me Sebinë kriminale.

Kjo garniturë udheheqëse e Kosovës, nuk ka asgjë të përbashkët me tradhtarët Hashim Thaçi, Edi Rama e Vlora Çitaku që përgatitën planin për ndarjen e Kosovës në bashkëpunim me pro serbët Mathew Palmerin dhe Richard Grenelin.

Udhëheqësia aktuale e Kosovës dhe mbarë shqiptarët janë kombi më besnik ndaj SHBA-ve dhe ndaj BE-së, dhe presin që SHBA-të të jenë me qasje të ndershme ndaj të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën.

O Gabriel Escobar, Kosova dhe shqiptarët presin nga SHBA-të dhe BE-ja, që t’i drerjtohen Serbisë agresore gjenocidale me caktimin e sanksioneve të fuqishme që menjëherë ta pranon Kosovën shtet të pavarur e Sovran, dhe ta lazdrojnën, dhe jo që në dialog ta ta pranojnë kompromisin që e ka propozuar krimineli Aleksandër vuçiq.

O Gabriel Escobar, a nuk po e sheh e çfarë qëndrimi mban Serbia kriminale ndaj agresionit në Ukrainë?

A nuk po e sheh e Serbia kriminale u distancua nga sanksionet që demokracia ndërkombëtare ia caktoi Rusisë agreosre?

A nuk po e sheh se çfarë mesazhi i dhanë botës demokratike protestat e 4 marsit në Beograd në mbështëtje të Rusisë?

A nuk po e kupton se votimi i Serbisë pro rRezolutës së asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më dtë 3 mars 2022, me të cilën dënohet agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe kërkohet tërheqja e mnjëhershme e trupave Ruse nga Ukraina, është vetëm një farsë kamuflimi i Serbisë kriminale?

A nuk i shikove protestat që Serbia kriminale i organizoi më 4 mars 2022 në përkrahje të agresionit të Rusisë në Ukrainë?

A nuk e shikove se protestuesit në fillim të protestave kënduan himnet e Serbisë dhe të Rusisë?

A nuk i dëgjove protestuesit kur thirrnin se serbët dhe rusët janë vëllezër përhershëm?

O Gabriel Escobar, po ua rikujtoj edhe njëherë se marrëveshje kompromisi më Serbinë agresore gjenocidale nuk do të ketë adnjëherë, sepse këtë e dëshmon historia e gjenocideve të Serbisw kriminale ndaj trojeve shqiptare për t’i zgjeruar Serbia kriminale kufijtë e saj.

Këtë më së miri e dëshmon kjo Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendësi të kësaj harte.

Image

Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” të viteve 1912/13.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Image

Gjenocidi serb i viteve 1912/13

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Freundlich “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka, me banim në SHBA-të.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Ëien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Image

Foto ilustrim

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8-9).

Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan:

“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

(Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

O Gabriel Escobar, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë ndër shekuj e kanë patur egërsinë e njejtë, po Jua pezentoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

O Gabriel Escobar, lexojeni me vemëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

ato të EULEX-it 2008, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .

O Gabriel Eascobar, tani pasi e lexuat këtë shkrim vendoseni dorën në zemër dhe mendoni, çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë kriminale, po qe se Serbia do t’i kishte kryer këto krime ndaj familjes T’uaj, ndaj farefisit T’uaj, apo ndaj kombit T’uaj.

Tani besoj se e kuptuat që Kosova dhe mbarë shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi mbi bazën e kompromisit.

Kosova është rast më vete dhe duhet të respektohet tërësisht e drejta dhe e vërteta e Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Autoritetet ukrainase tregojnë numrin e ushtarëve të vrarë rusë

Story i radhës

Shfuqizimi i masave anti-COVID sot në mbledhje të Qeverisë së Maqedonisë

Të fundit nga