Janë zbuluar detaje të reja në studion lidhur me arrestimin e Jani Alias nga autoritetet greke në Athinë.
Alia, i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasjen e Elton Çiçës në vitin 2016, u kap gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
Sipas mediave greke, lëvizjet e dyshimta të Alias kishin tërhequr vëmendjen e policisë greke, e cila e shoqëroi për verifikim.
Gjatë këtij procesi, Alia paraqiti një dokument identifikimi të falsifikuar, por kontrolli i shenjave të gishtave zbuloi identitetin e tij të vërtetë. Pas kësaj, autoritetet greke e arrestuan menjëherë.
Burimi: botasot.info