Futbollisti ukrainas, Viktor Korniyenko i është bashkuar ushtrisë së vendit të tij për t’i luftuar rusët, të cilët po mundohen ta pushtojnë Ukrainën.
Mbrojtësi i Shakhtar Donetskut e ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur mllefin ndaj rusëve dhe krenarinë për atdheun e tij.
“Unë jam në Ukrainë, jam duke i ndihmuar Forcat e Armatosura. Lavdi Ukrainës. Do t’i shkatërrojmë rusët. Lavdi Ukrainës”, ka shkruar përfasuesi ukrainas.
Ai është vetëm njëri nga shumë sportistët ukrainas që i janë bashkuar ushtrisë për ta luftuar agresionin rus.
Deri tash kanë vdekur tre sportistë ukrainas si pasojë e bombardimeve ruse.
Në mesin e atyre që i janë bashkuar ushtrisë ukrainase janë edhe vëllezërit Klitschko, dikur kampionë të botës në boksin profesionist dhe kampioni aktual botëror në këtë sport, Oleksandr Usyk.