Futbollisti suedez merr vendimin për të ardhmen, i jep fund me futbollin e luajtur!
Futbollisti i njohur suedez, Sebastian Larson, i ka dhënë fund futbollit të luajtur, në moshën 37-vjeçare.
Mesfushori, i cili e ka nisur karrierën te Arsenali në Premier Ligë, do të mbyllë sezonin me skuadrën e tij AIK dhe më pas do të varë këpucët në gozhdë.
Ai është aktivizuar në 133 ndeshje me kombëtaren suedez, ku ka shënuar 10 gola.