Faiq Bolkiah, futbollisti më i pasur në botë, është ende në kërkim të golit të tij të parë për skuadrën tajlandeze Chonburi pasi kishte dështuar në provat e tij me Chelsean dhe Leicester në Angli.
Futbollisti më i pasur në botë, Faiq Bolkiah, ende nuk ka shënuar gol për klubin e tij të ri Chonburi FC.
Bolkiah, është nipi 24 vjeçar i Sulltanit të Bruneit, i cili thuhet se ka pasuri në vlerë prej 19 miliardë eurosh.
Ai bëri debutimin e tij për skuadrën tajlandeze në fillim të këtij viti, pasi kishte dështuar provat në Angli me Arsenalin, Chelsean dhe skuadrën e Leicester.
Minutazha e lojës ka qenë e pakët për sulmuesin e krahut, ku pesë herë është inkuadruar si rezervist, ndërsa është hequr nga loja në pjesën e parë në dy nga startet e tij.
I lindur në Los Anxhelos, Faiq u shkollua në Angli, ku edhe e ndoqi ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist.
Ai fillimisht iu bashkua akademisë së Southampton, para se të vazhdonte të stërvitej me Reading dhe të kishte një provë në Arsenal.
Më pas, Faiq nënshkroi kontrata profesionale edhe me Chelsean e Leicester, por që të dy këto skuadra refuzuan që t’ia vazhdonin qëndrimin atij në klube.