SASHKU dhe MASH arrijnë marrëveshje: Nga shtatori arsimtarët do kenë rritje të pagave për 15%

Ka mbaruar takimi disaorësh në mes Ministrisë së Arsimit dhe SASHKU-t. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri njoftoi se është arritur marrëveshje që pagat në arsimin e mesëm dhe atë fillor të rriten për 15%, përcjell SHENJA

Shaqiri gjithashtu bëri të ditur se disa nga propozimet e ndërmjetësuesit janë pranuar, ndërsa disa propozime tjera do t’i diskutohen më tej sa u takon marrëveshjeve dhe kontratave kolektive.

“Unë si ministër jam shumë i kënaqur për arsye se në këtë proces diskutimi arritëm ta përmbledhim për shumë çështje dhe diskutime që i kishim të hapura në periudhën e mëparshme dhe të gjithë mësimëdhënësit dhe të punësuarit në shkolla të mesme kemi çfarë të themi pas një diskutimi disaditor ose disajavor. Të dy palët ramë dakord që disa nga propozimet e ndërmjetësuesit që në këtë process t’i pranojmë dhe disa pjesë të tjera që neve duhet t’i diskutojmë për marrëveshjet dhe kontrata kolektive. Do të ketë rroga më të larta në sektorin e arsimit. Këtë gjë e kam thënë që në fillim kur u jemi futur negociatave. Pas arritjes së rritjes minimale, të punësuarit në sektorin e arsimit, ne do të kemi edhe një rritje duke filluar me pagesën e muajit shtator dhe 15% për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm”, u shprëh më tej Shaqiri.

Ndërkaq, rekomandimet e ndërmjetësuesit do t’i prezantohen sindikatës, ndërsa kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov shpreson se do të pranohen, pas së cilës më së voni për 10 ditë duhet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet SASHK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Futbollisti më i pasur në botë ende nuk ka shënuar gol për skuadrën e tij të re

Story i radhës

Laporta thumbon Realin dhe Mbappen

Të fundit nga