Futbollisti iranian në mesin e dhjetëra të tjerëve që po përballen me ekzekutimin në shesh

December 24, 2022
min lexim

Sheshi “Shahid Alikhani” është një pjesë e papërshkrueshme e qytetit historik iranian të Isfahanit, por tani është bërë një vend pelegrinazhi për mbështetësit e futbollistit të profilit të lartë iranian Amir Nasr-Azadani, të cilët kanë frikë se i riu mundtë ekzekutohet në shesh, ku është instaluar një platformë ekzekutimi.

Familjet iraniane të tmerruara besojnë se ndërsa bota perëndimore është e preokupuar me festimet e krishtëlindjeve, një valë ekzekutimesh në vend është e pashmangshme pas protestave të fundit që kanë përfshirë vendin pas vdekjes në shtator të Mahsa Amini, një gruaje të re të arrestuar nga morali famëkeq i Iranit nga policia.

Në bashkëpunim me grupin aktivist 1500Tasvir, “CNN” ka verifikuar dokumente, video, dëshmi të dëshmintarëve dhe deklarata nga brenda vendit që sugjerojnë se të paktën 43 persona, përfshirë Nasr-Azadani, mund të përballlen me ekzekutimin e menjëhershëm. Autroitetet kanë ekzekutuar tashmë të paktën dy persona në lidhje me protestat në Iran muajin e kaluar, njëri prej të cilëve u var publikisht, shkruan abcnews.

Dëshmitë e dëshmitarëve dhe dokumentet zyrtare, të shqyrtuara nga CNN dhe 1500Tasvir, ofrojnë prova që sugjerojnë një proces të nxsituar gjyqësor në Iran, akuza të cilat mund të sjellin dënimin me vdekje, shpesh të dhëna në një seancë të vetme.

Nasr-Azadani akuzohet për përfshirjen në vrasjen e tre oficerëve të sigurisë, duke përfshirë dy anëtarë vullnetarë të milicisë Basij, gjatë protestave në Isfahan më 16 nëntor, të cilën e raportoi media shtetërore iraniane IRNA javën e kaluar.

Që atëherë, një dëshmitar i arrestimit të tij tha se ata shpresonin që Nasr-Azadani të lirohej, por megjithatë vizitonte sheshin Shahid Alikhani çdo ditë për të parë nëse autoritetet do të shfaqeshin me futbollistin dhe do ta ekzekutonin atë në skelë. “Që nga dita kur u arrestua, autoritetet na thanë se ai do të lirohej deri në fund të javës,” tha dëshmitari për CNN.

Pastaj informacioni u tha. Javë më vonë dëshmitari, i cili është i afërt me Nasr-Azadanin, thotë se autoritetet u thanë atyre se 26-vjeçari mund të varej në sheshin Shahid Alikhani.

“Mendimi se ata mund ta ekzekutojnë atë çdo ditë është vërtet shumë i vështirë për ne… dhe lajmet e përditshme që vazhdojmë të dëgjojmë janë shqetësuese.”

Familja e Nasr-Azadanit fillimisht nuk ishte në dijeni të arsyes së arrestimit të tij, thotë dëshmitari për CNN, dhe zyrtarët nuk do të ndajnë informacione për gjendjen e tij. Ata që ishin afër tij u paralajmëruan gjithashtu të “heshtin” për rastin e tij nëse donin ta shihnin të liruar më shpejt.

Gjykata javën e kaluar tha se kishte marrë “video dhe dokumentacion të mjaftueshëm që vërteton se ai (Nasr-Azadani) është pjesë e një grupi të armatosur” dhe se futbollisti kishte pranuar krimet e tij, raportoi media shtetërore IRNA.

Hetimet e mëparshme të CNN kanë zbuluar se të burgosurit i janë nënshtruar torturave dhe sulmeve seksuale. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se “rrëfimet” e ndotura nga tortura janë përdorur kundër të pandehurve në gjyqe të rreme.

Megjithatë, zyrtarët iranianë i kanë mbrojtur gjyqet. Ditët e fundit, një deputet iranian tha se beson se personat e përfshirë në trazirat aktuale duhet të ekzekutohen brenda 5 deri në 10 ditë pas arrestimit të tyre.

Një tjetër burrë, Majid Kazemi, u akuzua gjithashtu për përfshirje në vrasjen e tre forcave të sigurisë në Isfahan, tregon dokumenti i siguruar nga CNN dhe 1500Tasvir. Kazemi u tha të tjerëve se ishte detyruar të rrëfente përfshirjen e tij në akte kriminale gjatë marrjes në pyetje.

“Ai nuk rrëfeu se kishte bërë asnjë nga gjërat për të cilat akuzohej dhe kështu e rrahën ashpër”, thotë një burim i afërt me Kazemin për CNN.

Një i burgosur i liruar nga objekti ku po mbahet Majid i tha burimit se krahu, këmba dhe hunda e tij ishin thyer.

Seanca gjyqësore e Majid është caktuar të zhvillohet gjatë sezonit të festave, thotë burimi për CNN.

“Kjo do të përkojë me një kohë në të cilën komuniteti ndërkombëtar po i respekton këto ditë të shenjta dhe regjimi i Republikës Islamike do të përfitojë nga largimi nga sytë vigjilentë të botës. Unë me të vërtetë kam frikë se ata do ta ekzekutojnë Mexhidin.”

Në një regjistrim nga brenda një burgu të Teheranit, i burgosuri Sahand Noor Mahammadzade flet se si u detyrua të rrëfehej.

“Gjyqtarja që ishte aty më tha të them që nuk protestoj (kundërshtoj) dhe më dha tre faqe që i firmosa, ndërsa nuk më lanë as të lexoja asnjërën.

“Herën e dytë që më morën në pyetje, akuzat e mia kishin ndryshuar krejtësisht. Akuza e dytë e ngritur kundër meje përmbante termin ‘moharabe’”.

“Më thanë të shkoja në prokurori dhe me të hyrë ai tha: “Kjo duket nga fytyra e tij. Ekzekutoje këtë!’”

Në një dokument të fotografuar me nxitim nga brenda gjykatës rajonale të Isfahanit të marrë dhe verifikuar nga 1500Tasvir dhe CNN, zbulohet se të paktën 10 persona në Isfahan janë akuzuar gjithashtu për Moharabe (një luftë kundër Zotit), përhapjen e korrupsionit në Tokë dhe akuza të tjera, të gjitha prej të cilave parashikohet dënimi me vdekje.

Akuza, e paraqitur pas revolucionit të vitit 1979, vendoset rregullisht kundër njerëzve që akuzohen për kryerjen e akteve kundër qeverisë.

Disa dëshmi të tjera të dëshmitarëve dhe dokumente zyrtare të dërguara nga familjet, dhe të vërtetuara së bashku nga CNN dhe 1500Tasvir, paraqesin një pamje që tregon se si regjimi iranian po nxiton procesin gjyqësor.

Familjet dhe aktivistët thonë se vetëm avokatët e caktuar nga gjykata lejohen të përfaqësojnë të pandehurit, të cilëve u refuzohet gjithashtu e drejta për të apeluar.

Dhe nëse akuza jepet, kodi penal iranian thotë se ata mund të marrin dënimin me vdekje në një seancë të vetme, megjithëse nuk kryhet menjëherë dhe shumica e dënimeve apelohen.

Soheil Jahangiri është një nga iranianët që ka marrë një dënim të tillë. Anëtarët e familjes së tij i thanë CNN se nuk kanë dëgjuar prej tij për më shumë se një muaj. Ata thonë se zyrtarët nuk i lejuan Jahangirit një avokat të pavarur.

“Zyrtarët e gjyqësorit kanë aluduar në dy akuza: Baghi dhe Moharabe. Soheil mund të përballet me secilën nga këto akuza që mbartin dënimin me vdekje”, tha një anëtar i familjes.

“Ne jemi shumë të frikësuar se me fillimin e festave të Krishtlindjeve dhe uljen e presionit politik ndaj qeverisë, ekzekutimet do të fillojnë sërish dhe mendoj se jeta e Soheil dhe jeta e të burgosurve të shumtë politikë janë në rrezik.

“Ne nuk duam t’i shohim fëmijët tanë të ekzekutohen ndërkohë që media është e heshtur,” shtuan ata.

CNN ka verifikuar se dhjetëra të tjerë, disa prej tyre adoleshentë, përballen me akuza të ngjashme në lidhje me protestat dhe janë në rrezik të ekzekutimit.

Në gjykatën rajonale të Khuzestanit, në perëndim të Isfahanit, CNN ka konfirmuar,  në lidhje me 1500Tasvir, përmes dokumenteve gjyqësore se 23 persona janë akuzuar për krime të dënueshme me vdekje.

Në Karaj, afër Teheranit, CNN dhe 1500Tasvir kanë konfirmuar se pesë iranianë të tjerë po përballen me ekzekutimin. Mes tyre është edhe kampioni i Karate iranian-Kurd, Mohammad Mehdi Karami, 21-vjeçari, prindërit e të cilit kanë dalë publikisht me lutjen e tyre.

“Ju lutem, ju lutem të hiqni urdhrin e ekzekutimit nga dosja e djalit tim”, thotë babai i tij në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në mesazhet e ndara me CNN familja e tij thotë se Karami jo vetëm që u dënua me vdekje, por edhe u torturua në burg.

Në një mesazh tjetër të ndarë me CNN, ata thanë se pavarësisht keqtrajtimit të tij të dyshuar, Karami ishte në gjendje shpirtërore të mirë, por “i dëmtuar fizikisht” pasi kishte pësuar tortura.

Për ata që presin ekzekutimin, pritja pas hekurave mund të jetë e padurueshme. Vetëm këtë javë, reperi 27-vjeçar iraniano-kurd Saman Yasin tentoi vetëvrasjen ndërsa ishte në paraburgim.

Në videoklipin e tij të fundit, Yasin bëri rep për pabarazinë dhe shtypjen në Iran, duke kënduar “më mbyllën fytin me dhunë. E ndaluan bukurinë. Më përmbysën si kafshë. Nuk jam i kënaqur me heshtje.”

Vetëm dy ditë më parë, Yasin u përpoq t’i jepte fund jetës së tij, pas disa javësh durim në kushtet e vështira të burgut në veri të Iranit, thanë burime në burg për CNN.

CNN ka verifikuar se të paktën 43 të arrestuar po përballen me ekzekutimin. Deklaratat si nga zyrtarët iranianë ashtu edhe nga mediat iraniane të shqyrtuara nga CNN dhe 1500Tasvir, përmendin emrat e të akuzuarve dhe tregojnë se numri i vërtetë është ndoshta deri në 100. Megjithatë, shumë nga familjet ishin shumë të frikësuara për të na folur drejtpërdrejt me ne, konfirmojnë emrat e përmendur në media.

Ndërsa viti i afrohet fundit të hidhur, për shumë iranianë lutjet e tyre të dëshpëruara vazhdojnë.

Në një video të bërë publike dhe të shpërndarë me CNN, nëna e vëllezërve Farzad dhe Farhad Tahazade, 23 dhe 24 vjeç, i dërgoi botës këtë mesazh:

“Ju lutemi dëgjoni thirrjet e djemve të mi për ndihmë. Djemtë e mi janë të vegjël dhe kanë fëmijë që presin lirimin e tyre. Ju lutemi ruajini ato. Për dashurinë e Perëndisë, shpëtoni bijtë e mi.”

Në Iran, një grua e vë veten në rrezik të madh duke folur publikisht kundër autoriteteve në emër të fëmijëve të saj. Por është një rrezik që shumë prindër mendojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të marrin..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Chiara Ferragni: “Fyerjet, po t’i kisha dëgjuar nuk do të kisha arritur asnjë qindarkë nga suksesi im”

Story i radhës

E rëndë/ Makina përplas të miturën 8-vjeçare, dalin detajet nga ngjarja

Të fundit nga

ShkoLartë