Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Gjilani

Fiton Hajdari ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e SC Gjilanit në edicionin e ri. 

Futbollisti e ka bërë të ditur këtë lajm përmes profilit të tij në Facebook.

“Të dashur miq, përmes këtij postimi ju njoftoj se nga sot nuk do jem pjesë e SC Gjilanit.

Për këto tri vite e gjysmë, Gjilani u bë shtëpia ime e dytë dhe do të mbetët përherë e tillë.

Ju falenderoj përzemërsisht për korrektësinë e bashkëpunimin të gjithëve, duke filluar nga presidenti, drejtorët, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozërinë e zjarrtë që na përkrahën gjithmonë, Skifterat.

Suksese në garat evropiane dhe në vazhdimësi”, njofton Hajdari.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​LDK numëron dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan

Story i radhës

Dëshironit të ishit më të gjatë? Studimet tregojnë se çfarë rreziqesh keni sipas gjatësisë

Të fundit nga